E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rifillojnë proceset në Guantanamo

Nga Express më 05 prill 2011 në ora 12:51

Khaled Sheik Mohammed, i cilësuar si strategu i sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara dhe katër bashkëpunëtoret e tij do të gjykohen nga një komision ushtarak në Guantanamo dhe jo nga një gjykatë civile.

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Eric Holder, shpjegoi se gjyqi kundër tyre nuk mund të zgjatej më tej.

Ai mbrojti vendimin e mëparshëm për të zhvilluar proceset në gjykatat federale, duke fajësuar Kongresin për anulimin.

Holder tha; “Duart e mia janë të lidhura nga kufizime aspak inteligjente dhe të ngushta që iu vendosen administratës”.

Sipas tij, Departamenti i Drejtësisë ka qenë i përgatitur për një proces të fortë kundër Mohammed dhe katër bashkëpunëtorëve të tij.

Khalid Sheik Muhamed mbahet nga SHBA që prej vitit 2003, kur u kap në Pakistan. Gjatë seancës së vitit 2007, ai tha se ishte torturuar në burgun e Guantanamos.

Dokumentet e CIA-s konfirmuan se ai i ishte nënshtruar 183 herë teknikës së “mbytjes me ujë”.

Kur presidenti Barack Obama mori detyrën, ai premtoi se do të mbyllte burgun e Guantanamos brenda një viti.

Disa muaj më vonë, Holder tha se Kaled Sheik Mohammed do të gjykohet në New York.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›