Parlamenti maqedonas, voton sot zv/ministrat

Pas votimit të qeverisë së re, Parlamenti sot pritet që në seancën e radhës të votojë zëvendësministrat.
Kryeministri Nikolla Gruevski javën e kaluar ka dorëzuar pranë Parlamentit emrat e kandidatëve për zëvendësministra të propozuar nga dy partitë e koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI.
Sipas marrëveshjes, BDI do të udhëheq me zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Arsimit, Transportit dhe Lidhjeve dhe ministrinë e Financave.
Zëvendësministër për Punë të Brendshme është caktuar Xhelal Bajrami, i cili deri tani ka ushtruar postin e ministrit të Punës dhe Politikës Sociale.
Në postin e zëvendësministrit për Arsim është caktuar Safet Neziri, deputet i BDI-së.
Në postin e zëvendësministrit për Transport dhe Lidhje është caktuar Tahir Hani, ish-shefi i grupit parlamentar të BDI-së. Në postin e zëvendësministrit për Financa do të mbetet Nedim Ramizi.
Ndërkohë, VMRO-DPMNE nuk ka bërë publike emrat e kandidatëve për zëvendësministra, të cilët kryesisht do të vijnë nga radhët e partive më të vogla që janë pjesë e koalicionit.