E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, takimi rajonal i presidentëve në 12 korrik

Në datat 11 dhe 12 korrik në Maqedoni do të zhvillohet takimi i tretë rajonal i presidentëve, ku do të marrin pjesë presidentët e Shqipërisë, Bamir Topi, i Malit të Zi, Filip Vujanoviq dhe i Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidenti maqedonas, George Ivanov ka thënë se nga ky takim pritet publikimi i një deklarate të përbashkët, me anë të të cilës do të shprehet rëndësia e lidhjes infrastrukturore në rajon. Temat të cilat do të diskutohen në këtë takim kanë të bëjnë me procesin eurointerues dhe euroatlantik të rajonit, reformat e domosdoshme të cilat duhet të realizohen për t`i lehtësuar këto procese si : përforcimin e proceseve demokratike dhe reformuese, rritjen e bashkëpunimit rajonal, investimet rajonale, lidhjet infrastrukutore në rajon, etj.

Ky takim, i njohur ndryshe si mini-samit i vendeve të Ballkanit, është mbajtur për herë të parë në Vlorë më 2009, vitin e kaluar është mbajtur në Prizren, ndërsa këtë vit, ai do të mbahet në Ohër. Në mini-samitin e Ohrit nuk marrin pjesë presidenti i Serbisë dhe ai i Greqisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›