Parlamenti mbyllet me dhunë. Përplasje fizike mes deputetëve
Mbyllet me perplasje fizike seanca e fundit parlamentare per kete
sesion. Deputetet socialiste menjehere pas kerkeses se kryetares se
Kuvendit Jozefina Topalli kërkuan qe seanca te zgjatej me me shume
diskutime. Mosplotesimi i kësaj kerkese beri qe nje grup deputetesh te
majte te afrohen prane podiumit ku qendron kryeparlamentarja. Nderkohe
nje shishe uji qe mbante ne duar deputeti Erion Brace ka shkaktuar
alarmimin e punonjësve te gardes qe kane nxituar ta ndalojne. Po keshtu
duket se ka vepruar edhe deputeti Lefter Maliqi. Ai vete shpjegon per
Alsat ate qe ka ndodhur.
• Kuvend, replika Berisha- Ruçi
“Ku kryetarja e parlamentit, zonja Topalli kërkoi 5 minuta pushim deputeti Braçe vajti para dhe me shishe në dorë donte ta qëllonte kryetaren e parlamentit dhe ndërkohë edhe me fyerje edhe me sharje. Ndërkohë unë i qëllova atij dhe vajta për t’i marrë shishen. Ai reagoi dhe kaq ishte incidenti midis njëri-tjetrit” thotë Maliqi.
Nga ana tjeter deputetja socialiste Rudina Seseri, deshmimtare ne kete ngjarje tregon per alsat versionin e saj.
“Drejtuesja e seancës vendosi të kalojë direkt në votim duke dhunuar të gjithë procedurat dhe kur deputetët e PS reaguan ndaj këtij veprimi kaq flagrant pati një përplasje pasi një nga deputetët e PD goditi pas shpine ndërsa ai po largohej njërin nga deputetët e PS” tha Seseri.
Te dyja palet i konsideruan si te pahijshme situata te tilla, nderkohe qe seanca e fundit parlamentare ku pritej miratimi i shume ligjeve te rendesishme eshte mbyllur vetem me votimin e buxhetit shtese te gjashte mujorit te dyte te vitit.
Azhornuar së fundi ( e hënë , 26 korrik 2010 ) < I mëparshmi