Manchester City nuk njeh fitore

Neu York Red Bulls ka mposhtur 2-1 Manchester City në miqësoren e luajtur në Neu Jersey. Sigurisht e gjithë vëmendja ishte përqednruar tek blerja më e madhe e amerikanëve, Thierry Henry, ndërkohë që përballë kishte togolezin, Emmanuel Adebayor, që zëvendësoi pikërisht Henry tek Arsenal. Skuadrës së Neu York iu deshën vetëm 6 minuta për të kaluar në avantazh. Xhamaikani Dane Richards ka kaluar me lehtësi mbrojtësin e majtë të City, Uayne Bridge, ndërsa ka shërbyer për Macoumba Kandji, që shënon golin e avantazhit.
Anglezët kanë provuar të arrijnë fitoren e parë në turin amerikan, pas humbjes me Sporting Lisbon. Adebaydor kishte mundësinë më të mirë për barazim në minutën e 27, por portieri i Bulls, Bouna Coundol, ka kryer një ndërhyrje vendimtare. Por gjithsesi goli vetëm sa vonon pak. 10 minuta më pas Jo është i saktë të shënojë pranë portës, duke përfituar nga një krosim i saktë. Gjithsesi barazimi nuk i demoralizon amerikanët që udhëhiqen nga Kandji. Spektakole goditja e Richards, që fikson rezultatin përfundimtar. Anglezët në fund të ndeshjes janë dukur në vështirësi, duke rrezikuar edhe një tjetër gol, ndërsa duket se punë për teknikun Roberto Mancini, përpara startit të Premier League, do të ketë shumë.
Eno Skarço < I mëparshmi