E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërtimet, pengesë për punën e zjarrfikësve

Policia e mbrojtjes nga zjarri perballet me veshtiresi te medha sa i takon nderhyrjeve ne zonat urbane. Kaosi i ndertimeve ne kryeqytet perben pengesen kryesore. Shumica e firmave te ndertimit nuk respektojne lejet duke mos lene hapsirat e nevojshme te percaktuara ne ligj.

Veshtiresite qendrojne edhe ne mungesen e mjeteve. Zjarrfiksit operojne me nje teknologji te vjeteruar e cila nuk i pergjigjet dot kryeqytetit gjithnje ne rritje. Shqiperia ka numrin me te vogel te efektiveve zjarrfikes ne raport me popullsine krahasuar me te gjitha vendet e Europes.

Ne sezonin e veres policia e mbrojtjes nga zjarri eshte ne gadishmeri te plote dhe perballon nje volum te madh pune. Por pavarsisht temperaturave te larta te diteve te fundit situata eshte me e mire se ajo e viteve te shkuara.

Genti Hazizaj < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›