E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarret, ministria e Brendshme marrëveshje me italianët

Ministria e Brendshme nënshkruan me palen italiane nje marrëveshje bashkëpunimi ne fushen e mbrojtjes civile. Zv.ministri Poni, falënderoi autoritetet italiane per ndihmen e dhene ne menaxhimin e situatave te emergjences.

"Ndihma e sherbimit te emergjencave italiane ka qene fondamentale, qofte dhe ne dhenien e mjeteve, apo procedurave qe teknologjikisht ne Shqiperi nuk eshte e mundur ose kjo do te kushtonte shume. Arritjet teknologjike italiane, qofte ne fushen e emergjencave ne fushen e mbrojtjes civile, ti transmetonin ne Shqiperi dhe ne nje kuader rajonal, apo europain", tha Ferdinant Poni, zv. minister i Brendshem.

Marreveshja dypalëshe konsiston ne kontributin qe do te jape qeveria italiane, per modernizimin e shërbimit te mbrojtjes civile ne Shqiperi.

Denada Shkodrani Azhornuar së fundi ( e hënë , 26 korrik 2010 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›