E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama emëron Zyhdi Dajtin, drejtor të policisë Bashkiake

TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, ka prezantuar sot shefin e ri të policisë Bashkiake, Zyhdi Dajtin. Zëvendësimi erdhi pas dorëheqjes së ish-drejtorit, Ndrec Deda, i cili mbajti këtë postin që nga krijimi i kësaj strukture policore, në vitin 2002.

Gjatë prezantimit, Rama tha se "sot me plot të drejtë qytetarët dhe qytetaret e Tiranës kërkojnë edhe më shumë nga ju, kërkojnë që Policia Bashkiake të jetë edhe më e përgjegjshme, të jetë edhe më e gatshme, të jetë edhe më e mirësjellshme, të jetë edhe më e aftë dhe e përgatitur për t'iu gjendur pranë". Ai nuk dha asnjë arsye për shkaqet që bënë z.Deda të japë dorëheqjen.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›