A ka Shqiperia Selame te tjere
Keto dite u perkujtua Dita e Demokracise por pa heronjte qe pikerisht ne ate kohen ishin ne vijen e pare te betejes mes te mires dhe te keqes mes te ardhmes dhe te kaluares mes shpreses dhe zhgenjimit guximit dhe frikes.
Dje ishte dita qe i dedikohet Levizjes Studentore te viteve 90-te kur studentet me dy gishtat lart u bene avangarda per demokraci dhe luftuan qe Shqiperia me ne fund te behej evropiane duke iu bashkengjitur familjes se demokracive perendimore.
Kjo dite me te vertete jane nje simbol per te gjithe shqiptaret sepse shenon renien e regjimit komunist dhe fillimin e nje shprese te madhe e cila ishte gezimi i lirive individuale dhe kolektive me ane te nje forme demokratike qeverisje.
Po te bejme pak histori Evropa moderne u ndertua dhe u krijua pikerisht nga levizjet rinore dhe studentore. Ishin pikerisht te rinjte qe ne fillim te viteve 60 deri ne fillim te viteve 70 luftuan per me shume te drejta per nje sistem me te mire universitar per nje pune me te sigurt kunder diskriminimit te grave etj .
Edhe pse ne Shqiperi nuk u krijua kurre para viteve 90 nje levizje studentore per te kontribuar ne ndryshimet e medha shoqerore ne drejtim te nje regjimi demokratik qeverisje ne bote mund te themi se ne vitin 68-te u krijuan levizje studentore per here te para te nivelit boteror.
Te gjitha keto levizje te karakterit shoqeror per ndryshime politike ekonomike dhe sociale ishin te mbushura me te rinjte te cilit nuk i besonin me te tashmes aktuales dhe ishin te inspiruar per nje te ardhme te ndryshme nga ajo qe imagjinonin shumica tjeter e popullsise e perbere nga te vjetrit.
Edhe pse theksuam se para viteve 90-te ne Shqiperi nuk ka pasur asnje lloj levizje popullore masive qofte edhe studentore qe te bente kerkesa politike per te kaluar nga nje regjim autoritar si ai enverist ne nje regjim demokratik te ngjashem me demokracite e tjera perendimore nuk do te thote se ne Shqiperi nuk ka pasur njerez qe kane dhene edhe jeten sepse dolen hapur ne oponence kunder regjimit.
Megjithate edhe studentet shqiptare te ndihmuar edhe nga faktoret e jashtem nga fakti se Muri i Berlinit kishte rene regjimi i komunist i Rumanise kishte rene bashke me eliminim fizik te liderit komunist u ngriten dhe filluan te brohorasin Liri demokraci. Heronjte me kryesore te kesaj levizje ishin Arben Broci dhe Azem Hajdari. I pari e humbi jeten drejtperdrejt ne betejen e pare per demokraci i dyti e humbi me vone ne rrethana te paqarta por me te njejtin ideal duke luftuar per demokracine.
Sot pas 20 vitesh ajo qe bie ne sy eshte fakti se demokracia shqiptare vazhdon te lundroje ne ujerat e trazuara me tirani. Demokracia shqiptare akoma nuk eshte ajo per te cilen luftuan jo veten te rinjte por i gjithe populli shqiptare ne fillimin e viteve 90 pas nje ferri te vertete 50-vjecar. Edhe pse kane kaluar plote 20-vjet Shqiperia eshte shume larg persa i perket menyre se te menduar dhe te vepruarit.
Ne Shqiperi edhe sot pas 20 vitesh punetori nuk gezon akoma asnje te drejte. Akoma ne Shqiperi kemi nje informalitet te madh punesimi ne te gjitha nivelet dhe standardet. Per fat te keq sot raporti mes punetorit dhe punedhenesit eshte sikur te ishte mes pronarit dhe skllavit rendi skllav-pronar.
Megjithate le ti kthehemi pyetjes qe eshte ne te njejten kohe edhe titulli i ketij punimi. Dje u transmetua nga disa kanale televizive momenti kur Eduard Selami po ngjiste shkallet e Pallatit te Brigadave dhe qe z. Topi i doli para per ta prite dhe kamerat ishin ne gatishmeri per te filmuar kete eveniment. Pra takimi mes Eduard Selamit dhe Presidentit ishte nje takim i formes zyrtare. Lind pyetja cfare zyrtariteti perfaqeson sot z. Selami qe ti rezervohet nje takim i tille nga Presidenti i Republikes Ai nuk perfaqeson askend ai eshte nje qytetar i thjeshte si te gjithe te tjeret.
Gjithashtu po dje ne darke z. Selami ishte i ftuar ne nje emision televiziv i cili foli per demokracine dhe per Levizjen e Dhjetorit. Thua valle se vetem z. Selami e dine dhe e njehe demokracine dhe cdo gje qe thote ai eshte e shenjte. Te gjitha ata qe tha Selami jane gjera qe tashme te gjithe shqiptaret i dine. Ajo qe nuk dine ndoshta aktualisht shqiptaret eshte fakti se si ti konkretizojne te gjithe ato ide te qe ju vijne rrotull mbi koke.
Ne Shqiperi jane disa qarqe qe per interesa politike qe mundohen te krijojne idhuj te paqene. Nje nder keto idhuj te paqene eshte edhe vete z. Selami. Nga keto qarqe po perpiqet te krijohet nje atmosfere publike se demokracine e di vetem Selami se ate dine ta realizoje si duhet vetem ai dhe se pa te ky vend nuk do te behet. Jam i sigurt se shoqeria jone gjate ketyre 20 viteve tranzicion ka prodhuar Selame te tjere madje edhe me te perkushtuar se ai qe i ktheu shpinen vendit te tij pikerisht kur ai kishte aq shume nevoje per te gjithe qe jane ne gjendje ti drejtojne proceset demokratike ne kahun dhe kohen e duhur.
Ne Shqiperine aktuale ka plote te rinj energjike te mire shkolluar edhe ne perendim qe jo vetem jane ne gjendje te marrin ne dore fatin e vendi por edhe ta cojne ate drejt progresit ekonomik dhe politik. Megjithate ajo qe eshte themelore qe ju mungon ketyre te rinjve per ta ndermarr nje vendim te tille eshte pikerisht guximi.
Edhe pse kane kaluar dy dekada qe nga ajo levizje studentore jam perseri i mendimit se vetem te rinjte dhe qytetaret mund ta kristalizojne demokracine tone qe vazhdon te jete e brishte. Sot ashtu si shume vite me pare duhet qe pikerisht te rinj studentet te fillojne te zgjohen dhe te behen te vetedijshem per ta bere Shqiperine evropiane.