Klinton Shqiperia nje aleate e shkelqyer

Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton ka pritur dje ministrin e jashtem Edmond Haxhinasto te cilit i ka konfirmuar nivelin e shkelqyer te marredhenieve mes dy vendeve. Sekretarja Klinton pergezoi progresin e jashtezakonshem te Shqiperise dhe premtoi qe se afermi te vizitoje Tiranen
Shqiperi-SHBA kane marredhenie te shkelqyera.
Ky eshte vleresimi e njekohesisht mesazhi i dhene dje nga sekretarja amerikane e Shtetit Hilari Klinton gjate takimit te zhvilluar me ministrin e Jashtem shqiptar Edmond Haxhinasto ne Washington.
Gjate takimit jane riafirmuar raportet e ngushta mes dy vendeve e per me teper bashkepunim per njohje te reja. Ndersa Sekretarja e Shtetit ka falenderuar Shqiperine per rolin e saj ne Afganistan me e thelluar ka qene dhe ceshtja e Kosoves dhe njohjet e metejshme te pavaresise.
Progresi i Shqiperise eshte i jashtezakonshem falenderoj per qendrimin e Shqiperise ndaj Kosoves tha Klinton.
Ndersa eshte folur edhe per rajonin e ku eshte vleresuar kontributi i Shqiperise Klinton ka pranuar ftesen e Haxhinastos per te vizituar vendin tone. Pas takimit ne nje konference per shtyp Klinton i uroi mireseardhjen kolegut te saj nga Shqiperia ministrit te Jashtem Edmond Haxhinasto.
Sekretarja Klinton theksoi se ne kete takim u diskutua ne lidhje me shume ceshtje te cilat ndajne Shqiperia dhe SHBA si partnere dhe aleate ne NATO.
Klinton e vleresoi Shqiperine si nje vend mik me te cilen SHBA ka marredhenie te shkelqyera.
Ne fjalen e tij ministri Edmond Haxhinasto shprehu kenaqesine e vecante per kete takim miqesor me Sekretaren amerikane te Shtetit. Ai theksoi se SHBA jane nje aleat strategjik i Shqiperise dhe nje partner me te cilin vendi yne ndan sfidat jo vetem ne kuader te NATO-s por gjithashtu edhe per nje axhende dypaleshe. Haxhinasto nenvizoi se SHBA ka qene gjithmone mbeshtetese per te gjitha gjerat e mira qe kane ndodhur ne Shqiperi per konsolidimin e demokracise ne vend si dhe per kontributin e cmuar ne rajon. Ai shprehu deshiren per nje avancim te metejshem te axhendes bilaterale mes dy vendeve tona duke forcuar lidhjet ekonomike dhe miqesine ekzistuese.
Ne kete takim ne kuadrin e bashkepunimit dypalesh Sekretarja Klinton shprehu mbeshtetjen e SHBA-ve per projektet e rendesishme energjetike rajonale ku perfshihet Shqiperia.
Nga ana e tij kryediplomati shqiptar Edmond Haxhinasto tha se me sekretaren Klinton ka diskutuar per rolin ne rritje te Shqiperise ne perballimin e sfidave si anetare e NATO-s kryesisht kemi folur per Afganistanin dhe kontributet qe jep Shqiperia atje kontributet e ardhshme te saj kryesisht ne fushen e trajnimit te forcave afgane per marrjen persiper te ceshtjeve te sigurise atje.
Kemi folur gjithashtu per rajonin ku eshte vleresuar shume kontributi i Shqiperise politika e saj konstruktive ne rajonin tone per te krijuar nje integrim me te madh midis vendeve te rajonit dhe gjithashtu eshte vleresuar ne menyre te jashtezakonshme edhe kontributi qe ka dhene Shqiperia per Kosoven dhe konteksti dhe klima qe ajo ka krijuar me marredheniet me Serbine deklaroi ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhionasto.