Komisioni për Ekonominë dhe Financat miraton një marrëveshje.
Në mbledhjen e datës 9 dhjetor 2008, Komisioni për Ekonominë dhe Financat diskutoi projektligjin "Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të objektivit strategjik për të luftuar korrupsionin, në kuadër të programit fillestar të vlerësimit të Sfidës së Mijëvjeçarit (faza e dytë), në prani të përfaqësuesit të Ministrisë së Financave.
Objektivi i këtij granti, prej 15 731 000 USD, është reduktimi i korrupsionit, forcimi i rolit të ligjit dhe përmirësimi i lirisë ekonomike në Shqipëri. Për të arritur këtë objektiv, do të punohet në kuadër të procedimeve administritavie, për rritjen e transparencës, në mënyrë të vaçantë në administratën tatimore, luftimin e korrupsionit në procedurat ligjore, për lejet e ndërtimit dhe do të mbështetet shoqëria civile, për të monitoruar masat qeveritare antikorrupsion. Të gjitha veprimtaritë që do të realizohen në kuadër të kësaj marrëveshjeje, do të përjashtohen nga taksat dhe tatimet. Kjo fazë parashikohet të përfundojë më 31 dhjetor 2010.
Komisioni e miratoi projektligjin me të gjitha votat pro, të deputetëve të pranishëm.
(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin : +355 4 22 78 289.)