E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik diskuton për aderimin në Konventën pë trashëgiminë kulturore nënujore.

 

Në mbledhjen e datës 3 dhjetor 2008 Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik u njoh dhe diskutoi projektligjin Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore nënujore, Paris 2001. I pranishëm për të dhënë sqarime mbi nevojën e miratimit të kësaj Konvente ishte dhe specialisti i Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ols Lafe.
 Qëllimi i kësaj  Konvente është  mbrojtja e e trashëgimisë kulturore nënujore nga ata që e dëmtojnë apo trafikojnë atë, si dhe përcaktimi i detyrimeve të shtetit që anëtarësohet në të. Kjo mbrojtje realizohet si nëpërmjet parandalimit të dëmtimit të kësaj trashëgimie, ashtu edhe promovimit të saj për qëllime arkeologjike, shkencore, profesionale e kulturore, duke përcaktuar që kjo trashëgimi përfshin të gjitha gjurmët e ekzistencës njerëzore, që kanë qenë plotësisht apo pjesërisht nën ujë për të paktën 100 vjet. Shtetet nënshkruese të kësaj Konvente duhet të bashkëpunojnë për të mbrojtur këtë trashëgimi nëpërmjet marrjes së masave në përputhje dhe me të drejtën ndërkombëtare. Duke qenë se vendi ynë pozicionohet pranë deteve Adriatik dhe Jon, në zonën më jugore të Ilirisë së lashtë, periudhat prehistorike kanë lënë gjurmë të shumta në sipërfaqet nënujore detare, liqenore dhe lumore të tij. 
 Pas njohjes me rëndësinë e kësaj Konvente, qëllimeve të saj, Komisioni u shpreh pro miratimit të saj në seancë plenare të Kuvendit.
 
Më pas, Komisionit iu bë i njohur projektligji Për transmetimet me zë dhe figurë në Republikën e Shqipërisë, i cili pritet të konsultohet me ekspertë të KE-së.

        
(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin: + 355 4 22 78 296).

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›