Rritet numri i amerikanëve pa përkatësi fetare

Një në pesë amerikanë dhe një në tre amerikanë më pak se 30 vjeç deklarohen pa asnjë përkatësi fetare, një shifër që është rritur me ritme të shpejta që prej pesë vjetësh në një vend të shënuar tradicionalisht nga jeta fetare, sipas një studimi më të ri.
Sipas institutit të studimeve të specializuara ''Pew Research Center's Forum on Religion and Public Life'', numri i personave që deklarohen pa përkatësi fetare nuk ka qenë kurrë kaq i lartë.
Gjatë pesë viteve të fundit, kjo kategori e popullsisë ka arritur nga 15 në 20 për qind.
Kjo rritje e shifrave shpjegohet nga demografia dhe zëvendësimi i gjeneratave: një e treta e të rinjve më pak se 30 vjeç deklarohen pa përkatësi fetare, kundrejtë nëntë për qind nga mosha 65 vjeç e më shumë.