Parlamenti turk lejon pantallonat për deputetet femra
Parlamenti turk ka vendosur që të anulojë një vendim për të mos lejuar femrat deputete që të veshin pantallona.
Gjithmonë femrat në parlament ishin ankuar se kolegët e tyre i shikonin poshtë fundit kur ngjisnin shkallët. Ky quhet një triumf i grave në Turqi, që kanë luftuar gjatë për të hequr këtë vendim. Shkak u bë edhe një deputete, që nuk ka një krah e një këmbë, pasi i ka humbur në aksident. Për shkak se vesh fund, ajo duhet të tregojë protezën e këmbës. Parlamenti turk ka 14 përqind gra në përbërje, më shumë se legjislaturën e mëparshme, por më pak se vendet e Europës perëndimore.