E Diel, 1 Nëntor 2026

Edicioni i pare i festivalit te formacioneve muzikore ne Tirane

Festivali i pare i formacioneve muzikore ushtarake u mbajt ne Tirane. Studiuesi Vaso Tole thote se qëllimi i këtij festivali është që publiku i gjërë të njihet me muzikën e spikatur të traditave të vendeve të Mesdheut të gërshetuara me vepra të kompozitorëve të tyre shqiptar, grek dhe turq.
Keto banda muzikore jane me te hershmet se formacionet muzikore laike vlerson Tole.
Ndersa lidhur me vecorit , te perbashketat e 4 bandave muzikore studiuesi cmon perzgjedhjen e programit te larmishem.
Turqia interpretoi me shume marshe dhe kjo eshte e lidhur me origjinen.
Programi i Shqiperise kishte gam te gjere.
Me shume shprese Tole shikon formacionin muzikor te Kosoves krijuar vitet e fundit.
Tingujt muzikor te tradites , vlerat e artit dhe të trashëgimisë sonë kulturore marrin nje konatacion te vecante kur interpretohen nga Ushtarakët ata nuk janë të shkëputur nga komuniteti. Festivali i Formacioneve Muzikore Ushtarake. Banda dhe orkestra frymore të Shqipërisë, Greqisë, Turqisë dhe Kosovës, kanë nisur kështu edicionin e parë të këtyre formacioneve të vendeve të NATO-s për rajonin e Mesdheut i cili pritet te shnderrohet ne tradite.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›