E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti voton ngritjen e komisionit për veshin e Cekës

Rama reagon me ironi: Mora medaljen e radhës nga PD-ja

parlamentiTre deputetët e larguar nga Partia Socialiste, Kastriot Islami, Asllan Dogjani dhe Gjovalin Kadeli kanë bashkuar votat me deputetët e maxhorancës duke votuar kështu pro nismës së Partisë Demokratike për ngritjen e një komisioni hetimor, për të zbardhur incidentin e ndodhur në Vjenë mes, kreut të PS-së, Edi Rama dhe diplomatit, Egin Ceka. Kërkesa e depozituar nga demokratët të premten u votua dje me 71 vota pro dhe asnjë kundër. Ndërkohë deputetët e opozitës u larguan nga salla pak minuta para fillimit të votimit duke mos pranuar të bëjnë asnjë koment për këtë çështje. Komisioni i ngritur do të ketë në përbërjen e tij vetëm deputetët e PD-së. Kështu, kryetari i këtij komisioni do të jetë deputeti demokrat, Fatbardh Kadilli ndërsa anëtarë deputetët, Paulina Hoti, Osman Metalla, Gert Bogdani dhe Dashamir Sula. Afati i funksionimit të tij do të jetë një muaj duke tejkaluar në këtë mënyrë edhe shpërndarjen e Kuvendit që ligji e parashikon afatin maksimal datën 24 maj. Ndërkohë gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, kreu i PS-së, Edi Rama komentoi edhe vendimin e marrë në Kuvend për ngritjen e një komisioni hetimor kundër tij. Sipas shefit të opozitës, komisionet kanë treguar që janë rrënim dhe dështimi i kësaj qeverisjeje. Sa i përket veshit, shprehem i kënaqur që mora medaljen e radhës nga PD-ja dhe kryetari i saj, që do të thotë komisionin hetimor të radhës. Megjithëse nga komisioni në komision shfaqet dështimi dhe rrënimi i qeverisjes, rrënimi i përgjithshëm i PD që sot është një parti familjare, tha Rama. Incidenti mes Ramës dhe Cekës ndodhi në datën 24 Prill në përfundim të një takimi në Akademinë Diplomatike të Vjenës, ku ishte i ftuar kryetari i PS-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›