Parlamenti zgjedh Bushatin me 68 vota në krye të KKRT-së
Parlamenti votoi dje me 68 vota "pro" Endira Bushatin si kryetaren e re të Këshillit Kombëtar të Radiotelevizionit. Ish-shefja e kabinetit të ish zv/kryeministrit, Ilir Rusmali, dhe nënkryetarja e Forumit Rinor të Partisë Demokratike do të zëvendësojë Mesila Doden në postin e kryetares së KKRT-së për shkak të dorëheqjes së saj si pasojë e përfshirjes në garë për deputete në siglën e PD-së në Qarkun e Fierit. Endira Bushati është 31 vjeçe, ka lindur në Shkodër, dhe ka përfunduar Fakultetin e Drejtësisë me titullin "Student i Shkëlqyer" i Universitetit të Tiranës për vitin akademik 2000. Më pas ka ndjekur Master në të Drejtë Publike, po në këtë universitet. Në muajin shtator 2005, ajo emërohet drejtore kabineti e zëvendëskryeministrit, ndërkohë që qysh nga muaji nëntor 2000 dhe në vazhdim është pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës: Departamenti i të Drejtës Publike, Departamenti i të Drejtës Civile. Ajo është njohëse e mirë e gjuhëve angleze, italiane dhe frënge. Në maj të vitit 2005 u bë anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Kuvendi miratoi dje edhe shkarkimin e Detar Hysit nga posti i anëtarit të KKRT-së, për shkak se Instituti i deklarimit të pasurive kishte konstatuar pasaktësi në deklarimin e tij të pasurisë. Për të plotësuar vendin vakant, Parlamenti ka votuar me maksimumin e votave kandidaturën e një gazetareje me përvojë Suela Mustës, e cila me 73 vota pro dhe asnjë kundër ka marrë bekimin nga Kuvendi për t‘u bërë anëtare e KKRT-së. Seanca e djeshme e Parlamentit shërbeu edhe për t‘i bërë një apel në grup opozitës të rikthehet në Kuvend. Deputetët Ardian Kollozi, Vangjel Dule dhe Dashnor Sula e përqendruan fjalimin e tyre te reformat dhe nevoja e opozitës në Kuvend. Ndërkohë që Kollozi dhe Sula theksuan se opozita ka vetëm një mënyrë për të ardhur në pushtet dhe ajo votë është vota e shqiptarëve, kreu i PBDNJ-së u ndal më gjatë. Dule theksoi se ashtu siç sherri kërkon dy palë edhe kompromisi kërkon dy palë. Lidhur me dhunën ndaj gazetarit Mero Baze, kryetari i PBDNJ-së ishte i vetmi në Kuvend që foli ashpër ndaj këtij akti. "Kanë kaluar 72 orë nga dhuna mbi Mero Bazen. Nuk dua të përsëris asnjë nga ato fjalë për lirinë e shtypit, por dëshiroj të theksoj faktin se gazetari u dhunua në një kohë që ai akuzoi autorin dhe kompaninë e tij për afera të dyshimta dhe evazioni, ku implikohej edhe qeveria edhe vetë Kryeministri", tha Dule. Sipas tij, nuk mund të kalojë një incident kaq i rëndë pa u ndëshkuar nga Kuvendi dhe një gjë e tillë ende nuk është bërë. "Në Kuvend ndëshkohet me rezoluta, me deklarata dhe qëndrime politike. Qeveria të japë shpjegimet e veta në lidhje me këtë çështje e cila është një çështje që duhet të sqarohet një kohë e më parë", tha ai. Ndërsa deputeti i PD-së, Tritan Shehu, theksoi se "të protestosh është demokraci, por nuk mund të dënohet dhuna me dhunë".