Parlament,pritet të votohet buxheti i 2009-ës

Parlamenti shqiptar pritet që të votojë në parim projekt-buxhetin e vitit 2009. Në këtë seancë opozita pritet të votojë kundër këtij projekti buxheti të cilin e ka konsideruar si buxhetin e fundit të kësaj mazhorancë. Ligjvënsësit shqiptare kanë diksutuar buxhetin e vitit të ardhshëm në një seancë maratonë ditën e enjte që në orët e mbasdites dhe që ka vazhduar deri të orët e para të mëngjesit të ditës së premte. Vetë kryeministri Berisha e ka cilësuar këtë project-buxhet si më të rëndësishmin e mandatit të tij qeverisës. Sipas kryeministrit Berisha ky buxhet dyfishon pagat dhe pensionet dhe është në gjëndje të përmbushë të gjithë premtimet elektorale të vitit 2005. Ndërkaq, opozita e ka kundërshtuar këtë buxhet duke e cilësuar tërëisht electoral dhe ka paralajmëruar votën e saj kundër. Sipas opozitës dhe konkretisht kryetarit të partië socialiste Edi Rama ky buxhet është mashtrimi i radhës i qeverisë dhe i kryeministrit me shqiptarët dhe për këtë arsye ky është edhe fundi i kësaj qeverie. Sipas opozitës buxheti nuk merr në konsideratë shtresat e varfërsa dhe nuk ka një fond në rast se kriza botërore prek shqiperinë. Votimi I projektbuxhetit në parim do të bëhet ditën e hënë në seancën e mbasditës parlamentare ndërkohë që përvec opozitës në mbledhjen javore të deputetëve demokratë edhe një sërë deputetësh e kanë kundërshtuar