Kreu i Parlamentit të Bosnjës vizitë në Tiranë

Me ftesë të Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli vjen në Tiranë për një vizitë zyrtare në vendin tonë Kryetari i Dhomës së Deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Bosnjë-Hercegovinës Niko Lozançiç. Në orën 10.00 z.Lozançiç do të pritet në takim nga Kryetarja Topalli dhe më pas do të zhvillohet një konferencë të përbashkët për shtyp. Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Kryetari i Dhomës së Deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Bosnjë-Hercegovinës Niko Lozançiç do të pritet në takime të veçanta nga Kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti Bamir Topi, si dhe nga Komisioni Parlamentar për Politikën e Jashtme.