Parqe industriale ne Vlore e Koplik

Parku industrial i Vlorës, një investim prej 21 milion euro, do të zërë një sipërfaqe prej 125 ha dhe do të ofrojë vende pune për rreth 18 506 persona.
Ndërsa parku industrial i Koplikut, një investim prej 17 milion euro do të zërë një sipërfaqe prej 3.2 ha dhe në të do të krijohen vende pune për rreth 3 mijë persona.
Berisha garantoi investitoret se qeveria e tij eshte e angazhuar qe te lehtesoje klimen e bisnesit te tyre.
“Qeveria ne kete rast ka marre vendimin e drejte qe t’ia besoje kompanive private menaxhimin e tyre”, u shpreh Berisha.
Por kryeministri nuk harroi te komentoje disa nga protestat te cilat kundershtuan Pertoliferen.
“Uroj që me këtë rast të shlyhen nga memoria e shqiptarëve shfaqje të shëmtuara antiglobaliste ndaj një investimi shumë serioz dhe të rëndësishëm, siç ishte Petrolifera, sepse të sulmosh një njeri që vjen dhe vendos ëndrrën e tij në përputhje me të gjitha standardet ndërkombëtare, i bën një njollë vendit”, tha Berisha.
Kryeministrit kerkoi qe të rimerret në konsideratë studimi për zhvillimin industrial të luginës Tiranë- Durrës, qe sipas tij duhet parë me përparësi absolute, veçanërisht me përshtatjen e infrastruktures.