Zgjerohet rruga e Barrikadave

Rruga e Barrikadave permbush tashme standartet e nje rruge bashkekohore.
Nga 9 meter e gjere qe ishte, ajo tashme eshte zgjeruar ne 15 meter dhe pervec asfaltimit Rruga e Barrikadave tashme ka nje korsi me vete per bicikletat, pjese e politikes se re qe do te ndjeke bashkia e Tiranes per rikonstruksionin e rrugeve per te kufizuar trafikun e per te hapur transportin publik.
"Iu dorezojme qytetareve te Tiranes, rrugen e re te Barrikadave, e cila eshte nje rruge e standarteve qe do te kete kryeqyteti i se nesermes", u shpreh Rama.
Per rikonstruksionin e rruges se barrikadave duke nisur qe nga kanalizimet e ujesjelles kanalizimeve, asfaltimi e ndricimi i saj jane shpenzuar 60 milion leke nga te ardhurat e bashkise.