Parregullsitë mes fondeve publike
03/11/2011 Keqmenaxhim me fondet e ish-firmave piramidale, ish-të dënuarve dhe prokurimet publike
Auditi i Financave: Për -mujorin dëmi me këto fonde arriti në mbi 134 milionë lekë
Mbi 134 milionë është dëmi që auditi i Ministrisë së Financave ka zbuluar me përdorimin e fondeve publike. Parregullsitë janë vënë re në sektorë të ndryshëm brenda dikasterit, por më së shumti dëmi financiar i zbuluar kryesisht gjatë periudhës korrik-gusht –shtator ka rezultuar në menaxhimin e keq të fondeve për prokurim publik, raportimit dhe menaxhimit financiar. Kjo drejtori ka një përmirësim të dukshëm cilësor, sepse edhe pse numri i auditimeve për 9-mujorin 2010 është ulur me 33%, rekomandimet për korrigjimin e parregullsive janë rritur me rreth 43.5%, tregues i cili pasqyron rritje të eficiencës së veprimtarisë audituese.
Evidenca
Kjo drejtori ka evidentuar dhe raportuar dobësi në komponentët e kontrollit të brendshëm si, mungesa e rregullores së brendshme për degët e thesarit, si dhe shkelje të rregullave të përdorimit të fondit të veçantë në tre prej tyre. Gjithashtu janë hasur parregullsi dhe dobësi të theksuara në menaxhimin e Grupit Mbikëqyrës të ish- Shoqërive Huamarrëse, si dhe performancë e dobët, keqpërdorim i fondeve publike, ngatërrim kompetencash, menaxhim i keq financiar. Nga ana tjetër edhe sektori i sistemit të pagesave të ish-të dënuarve politikë ka mangësi në zbatimin e rregullave të pranimit të kërkesave, publikimit, rakordimit të pagesave. Kjo drejtori ka evidentuar se vlerësimi dhe menaxhimi i rrezikut, pothuajse nga të gjitha subjektet e audituara nuk bëhet rregullisht, nuk ka metodologji për vlerësimin e tij, nuk mbahet regjistër risku, nuk funksionon siç duhet sistemi i vlerësimit të performancës, ka moszbatim të ligjit, menaxhim të dobët financiar, mungesë rregullash dhe performancë e ulët në Njësinë Mbikëqyrëse të Lojërave të Fatit, si dhe moszbatim të rregullave në menaxhimin e shpenzimeve buxhetore për personelin.
Rekomandimet
Drejtoria e auditimit ka specifikuar si një nga prioritetet e saj ndjekjen e zbatimit të rekomandimeve, rritjen e cilësisë së tyre, si dhe forcimin e bashkëpunimit me njësitë e audituara me qëllim që ato të përdoren për ndreqjen e parregullsive e gabimeve dhe përmirësimin e menaxhimit dhe sistemeve të kontrollit të brendshëm. Gjatë kësaj periudhe është rritur eficienca e veprimtarisë audituese. Për një numër më të vogël rekomandimesh, forca zbuluese është rritur dukshëm në 3 mujorin e fundit, si dhe ka dëshmuar një tendencë pozitive në rritje nga fillimi i vitit. Sipas raportit, natyra e rekomandimeve i referohet gjetjeve dhe karakteristikave të njësive të audituara. Gjetjet e auditimit i referohen parregullsive, shkeljeve dhe mangësive në të gjitha fushat e audituara si: auditimin e sistemeve, të përputhshmërisë, auditimin financiar dhe të performancës. Parregullsitë në menaxhimin financiar, raportim financiar dhe prokurime publike i referohen shumës 134 340 mijë lekë, prej të cilave 85% e tyre ose 114 732 mijë lekë i takojnë vetëm 3 mujorit të fundit.
Masat ndaj subjekteve
Për 9-mujorin e parë të raportimit, vetëm 1 nga 47 subjektet e audituara nuk ka kthyer përgjigje për masat e marra në zbatim të rekomandimeve të auditimit, ndërsa 46 prej tyre i janë përgjigjur auditimit me planin e veprimit në zbatim të rekomandimeve. Statusi i rekomandimeve të lëna nga auditimi është 310 dhe për 306 është njoftuar Drejtoria e Auditimit të Brendshëm për marrjen e masave për realizimin e tyre, ndërsa vetëm për 4 prej tyre një subjekt nuk ka njoftuar lidhur me veprimet korrektuese. Gjetjet e auditivit kryesisht i referohen zhvillimit të veprimtarisë në kundërshtim me rregullat e ligjet, efektet financiare, kostot e palejueshme ose përdorimi më i mirë i fondeve, dobësitë në sistemin e Kontrollit të Brendshëm, parregullsi në menaxhimin financiar, ruajtjen e aseteve, raporteve financiare, si dhe nivel të ulët në arritjen e objektivave dhe menaxhimin e riskut.
Raportimi 9- mujor
Parregullsitë në menaxhimin e fondeve publike kapin vlerën 134 440 mijë lekë, nga të cilat vetëm për 3 mujorin e fundit janë zbuluar 114 732 mijë lekë
Kanë përfunduar 47 angazhime raportimi, 3 janë në proces
Kanë përfunduar 21 auditime të plota të planifikuara. 26 të tjera tematike janë
kryer me urdhër të ministrit të Financave
Janë evaduar 47 auditimet e përfunduara. Në 46 prej subjektet i janë përgjigjur zbatimit të rekomandimeve
Si 9 mujor janë dhënë 310 rekomandime për përmirësimin e punës dhe ndreqjen e parregullsive. Vetëm 3 mujorin e fundit janë dhënë 123 rekomandime