Shembja e objekteve “nxjerr në dritë” urën 200-vjeçare
03/11/2011 Afër kalasë “Rozafa” zbulohen themelet e Urës Kërcile, merret në mbrojtje nga bashkia
SHKODER- Inspektorati Ndërtimor Shkodër ka disa ditë që ka filluar punën për shembjen e një sërë objektesh që janë bërë pengesë për investimet e Bashkisë së Shkodrës në infrastrukturën rrugore. Fillimisht ky inspektorat ka ndërhyrë për shembjen e 10 objekteve në lagjen “Kiras”, pikërisht në zonën e njohur si “shtëpitë e bujqve”, ku është parashikuar ndërhyrja për ndërtimin e rrugës së munguar prej më se 30 vitesh. Rruga është vijim i rrugës së njohur me emrin “Karvanej” dhe do të shërbejë jo vetëm për banorët e zonës, por edhe të lagjeve të tjera që lidhen me rrugë dytësore me këtë rrugë.
Ura 200-vjeçare
Gjatë ndërhyrjeve për shembjen e objekteve pa leje, jo shumë larg territorit përreth kalasë janë gjetur themelet e një ure tepër të lashtë të Shkodrës, e njohur nga të vjetrit si “Ura Kërcile”. Burimet nga Inspektorati Ndërtimor shprehen se ka qenë një banor i zonës, i cili ka parë themelet dhe i ka kërkuar që të mos i prishnin më tej, pasi aty kishte qenë një urë e vjetër me mjaft vlera historike për qytetin. Inspektorati Ndërtimor ka lajmëruar ekspertët e Bashkisë, të cilët kanë rënë dakord që të ruheshin themelet e kësaj ure. Sipas banorëve të vjetër të Shkodrës, Ura Kërcile mendohet të jetë ndërtuar para më shumë se 200 viteve në lagjen e vjetër “Lukuçesëm”, dhe kishte disa harqe të punuara me gurë të njëjtë si ato me të cilët është e ndërtuar kalaja legjendare “Rozafa”. Banorët e Shkodrës kujtojnë se kjo urë ishte ndërtuar për të lidhur lagjet e para të Shkodrës, “Lukuçesëm”, “Qafë”, “Draçin” e “Tepe”, të cilët e shfrytëzonin jo vetëm për të komunikuar me njëri-tjetrin, por edhe për të bërë transportin e mallrave nga lagjet e tyre drejt zonave të tjera të Shkodrës e më gjerë. Ura e vjetër kishte ekzistuar thuajse e rrënuar plotësisht deri pak vite para ‘90-ës, por me ardhjen e demokracisë ajo ishte zhdukur plotësisht nga sipërfaqja e saj, pasi mbi të ishin bërë ndërtime nga të ardhurit në qytetin e Shkodrës. Burimet nga Bashkia e Shkodrës shprehen gjetja e themeleve të kësaj ure ka bërë që të fillojë rishikimi i projektit ku kalon unaza lindore e qytetit të Shkodrës për të parë mundësinë e devijimit të kësaj unaze. Ndërkohë, themelet e kësaj ure do të merren në mbrojtje nga Bashkia e Shkodrës, e cila do të diskutojë me Monumentet e Kulturës se si do të procedohet më tej.
Shembjet dhe investimet
Objektet e shembura në këtë rrugë kanë qenë kryesisht mure rrethuese të oborreve të banesave, garazhe dhe njësi të ndryshme shërbimi. Ndërhyrja tjetër që llogaritet të jetë më tepër e rëndësishme, ka filluar të bëhet në pjesën hyrëse të unazës lindore të qytetit. Deri tani janë shembur rreth 80 objekte kryesisht mure rrethuese, njësi shërbimi dhe garazhe. Burimet nga Bashkia e Shkodrës shprehen se pronarët e këtyre banesave do të kompensohen plotësisht, ndonëse objektet vetëm sa ishin futur në procesin e legalizimeve, por pa e përfunduar regjistrimin e tyre. Drejtori i Inspektoratit Ndërtimor Shkodër, i emëruar së fundmi, Arben Kallaçi, u shpreh se do të vijojnë ndërhyrjet për shembjen e ndërtimeve që janë bërë pengesë për vijimin e punimeve në unazën lindore të qytetit. Për t’u hapur rrugë punimeve në unazën lindore të qytetit të Shkodrës, Inspektorati Ndërtimor ka parashikuar shembjen edhe të 108 objekteve të tjera nga hyrja e unazës deri në dalje të saj në lagjen “Dobraç”, ku kjo pjesë e unazës bashkohet me superstradën Shkodër- Hani i Hotit.