Part-time, 607 kuotat e reja në universitete
inistri i Arsimit, z. Myqerem Tafaj, ka nënshkruar udhëzimin për rishpërndarjen e kuotave të sistemit me kohë të pjesshme, me total 607 kuota për universitetet publike në vend me përjashtim Universitetin e Tiranës. Në të gjitha këto universitete do të pranohen edhe aplikime të reja gjatë ditëve në vijim.
Më 9.1.2010, të gjitha universitetet do të shpallin dhe do të afishojnë listat e të gjithë aplikantëve, të renditur sipas rendit zbritës të pikëve, duke evidentuar kandidatët fitues. Ndërkohë, regjistrimet do të kryhen nga data 11 në datën 14 janar, nga ora 08:00 në orën 16:00 pranë sekretarive mësimore.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikantët është fotokopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë së shkollës së mesme ose fotokopje të noterizuar të ndonjë diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të barasvlershme me të; dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosje të mbahet fotokopja e kartës së identitetit ose pasaportës; 2 fotografi personale; mandatarkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.500 lekësh; si edhe deklaratë që vërteton se kandidati nuk ndjek ndonjë program tjetër studimi me kohë të plotë ose me kohë të pjesshme.
“Kandidatët që kanë depozituar më parë dosjet e tyre në sekretaritë mësimore të njësive kryesore të Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë, duhet t’i plotësojnë ato”, - përcaktohet në udhëzimin e ministrit të Arsimit, z. Myqerem Tafaj. Ndërkohë, në qoftë se kandidati fitues nuk ka dëftesë pjekurie, duhet të paraqesë dublikatë të dëftesës së pjekurisë të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar në Drejtorinë Arsimore Rajonale/ Zyrën Arsimore përkatëse ose dhe dokument me listën e notave të lëshuar nga Arkiva e Shtetit dhe të sigluar në DAR/ZA.
“Kandidatët që do të regjistrohen në programet e studimit të ciklit të parë me kohë të pjesshme, në një program të dytë studimi, të dorëzojnë në sekretaritë mësimore edhe diplomën universitare”, - përcakton udhëzimi i ministrit Tafaj.
Për herë të parë, komuniteti egjiptian do të ketë kuota të veçanta për pranimin në universitet, ndërkohë që diskriminimit pozitiv i janë rikthyer edhe ish të përndjekurit politik.
UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS
Kuota të para
Hortikulturë 5
Komuniteti Egjiptian
Agrobiznes 1
UNIVERSITETI I KORÇËS
Kuota të para
Gjuhë-Letërsi 25
Cikël i Ulët 45
Cikël i Ulët Parashkollor 30
Administrim-Biznes 20
Shuma 120
UNIVERSITETI I ELBASANIT
Kuota të para
Histori-Gjeografi 29
Gjuhë-Letërsi 23
Edukatë Qytetare 25
Cikël i Ulët 45
Cikël i Ulët Parashkollor 27
Matematikë-Fizikë 25
Biologji-Kimi 30
Punë Sociale 27
Filozofi-Sociologji 25
Administrim-Biznes 5
Financë-Kontabilitet 5
Shuma 266
UNIVERSITETI I SHKODRËS
Kuota të para
Cikël i Ulët 20
Cikël i Ulët Parashkollor 20
Shuma 40
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS
Kuota të para
Inxhinieri Mekanike / Inxhinieri Logjistikë Prodhimi 15