Part-time, kuotat e rretheve do i jepen Tiranes
Nese neper deget e universiteteve te rretheve kane mbetur kuota te paplotesuara, ato do t'i rishperndahen Universitetit te Tiranes. Behet fjale per sistemin part-time, per te cilin Universiteti i Tiranes ka deklaruar se do te kerkoje kuota shtese. Drejtuesit e ketij universiteti shprehen se ne nje komunikim jo zyrtar qe kane pasur me Ministrine e Arsimit, u eshte thene se nuk do te kete kuota shtese, pas atyre qe u moren ne vendimin e dyte te qeverise, por nese universitetet e rretheve do te raportojne vende bosh, ato do te rishperndahen midis fakulteteve te UT-se, duke pasur parasysh se ka pasur nje fluks te madh kerkesash. Ne kete menyre, e rendesishme eshte qe asnjeri qe do te vazhdoje studimet e larta ne sistemin me kohe te pjesshme, nuk do te mbetet pa shkolle te larte. Ne kete menyre, i gjithe procesi do te vazhdoje gjate diteve ne vazhdim, ndonese viti akademik ka perparuar ne kohe.