E Shtunë, 31 Tetor 2026

Part-time, mesimi 1 here ne 3 jave

Luljeta Ndoka

Studentet e deges se Historise ne Fakultetin e Historise dhe Filologjise, ne sistemin part-time, jane shprehur te pakenaqur ne lidhje me nje urdher qe ka dale per ta. Behet fjale per faktin se, ata nuk shkojne ne auditore per te ndjekur leksionet cdo te shtune dhe te diel, por nje here ne tre jave. Nje gje e tille duket se i ka irrituar se tepermi keta studente, te cilet shprehen se nuk e perballojne dot gjithe ngarkesen duke u paraqitur ne mesim aq rralle. Ndersa zv/dekania e Fakultetit te Historise dhe Filologjise, Valentina Duka ka sqaruar se, nje gje e tille behet per shkak te mungeses se mjediseve.

Vendimi

Duket se sistemi i studimeve me kohe te pjesshme eshte reduktuar aq shume, duke i bere vertet studimet shume te pjesshme. Keshtu, ndersa ligji e parashikon qe studentet e part-time duhet te paraqiten ne auditore cdo te shtune dhe te diel, nje gje e tille nuk ndodh me studentet e deges se Historise. Kjo, aspak per faj te studenteve, por per shkak te nje vendimi qe eshte marre ne dekanat per kete. Pra, dekanati ka vendosur qe studentet e Historise te paraqiten ne auditore nje here ne tre jave. Zv/dekania e Fakultetit te Historise dhe Filologjise, Valentina Duka ka deklaruar se nje gje e tille eshte vendosur per shkak te mungeses se mjediseve ne fakultet. "Ambientet ekzistuese nuk e perballojne dot fluksin e studenteve te te gjitha degeve, ndaj nje jave ben mesim viti i pare, nje jave viti i dyte e keshtu me radhe", tha zv/dekania, e pyetur per kete ceshtje.

Studentet

Te prekur nga ky vendim jane padyshim studentet. Ata shprehen se nuk arrijne ta perballojne fluksin e mesimeve duke u paraqitur vetem nje here ne tre jave. "Duam qe te orientohemi nga pedagoget, te na thone c'duhet te mesojme, e nuk duhet, madje te na shpjegojne leksionet", thote nje student, i cili duket se e ka shume pasion lenden e historise. Perkundrazi, sipas tij, pedagoget detyrohen t'u japin titujt e librave qe duhet te blejne, duke kerkuar qe ata, te mesohen vullnetarisht nga studentet. Edhe pse pedagoget mundohen t'u shpjegojne dicka studenteve, vajtja nje here ne tre jave ne auditore nuk e mundeson dicka te tille.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›