E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes i murosur ndertuesi i moshuar

Sarande- Ndertuesi i moshuar vdes i murosur pas nje aksidenti ne pune. Ngjarja ka ndodhur mengjesin e dites se djeshme ne "Syrin e Kalter", ku Prend Germenji, nga Lushnja, por banues ne Sarande, eshte aksidentuar gjate punes per ndertimin e nje muri rrethues, ne nje fshat turistik te zones. Burime zyrtare te policise konfirmuan ngjarjen, duke e cilesuar aksidentale humbjen e jetes se 71-vjecarit.

Papunesia e muajve te fundit e ka detyruar te moshuarin Prend Germenji, qe te gjente nje front ne zonen e "Syrit te Kalter". Prej vitesh, ne burimin e lumit te Bistrices, eshte duke u ndertuar nje kompleks turistik nga A. Gjoka, nje sipermarres qe ka ngritur disa objekte per sherbimin ndaj turisteve dhe vizitoreve te shumte qe vijne ne kete zone. Pikerisht nevoja per te siguruar nje minimum te ardhurash nga puna ne ndertimin e mureve, ishte punesuar prej disa kohesh edhe Prend Germeni. Mesohet se 71-vjecari diten e djeshme perpiqej qe te riparonte nje pjese te murit te ndertuar keq. Koleget e te ndjerit i thane policise se pikerisht ne momentin qe ai kishte hequr nje gur themeli te murit, me qellim qe ta shembte ate, e ka pare veten poshte shkembinjve, te cilet per disa sekonda e mbuluan trupin e te moshuarit duke i marr dhe jeten brenda pak minutash. Ardhja e punetoreve te tjere qe ndodheshin pak metra larg, nuk mundesoi qe Germenji te dilte i gjalle nga grumbulli i gureve. Megjithese u dergua me urgjence drejt spitalit te Sarandes, mjeket konstatuan plage te shumta ne pjese te kokes dhe trupit. Nje tjeter fakt qe ka ndikuar ne pershpejtimin e vdekjes se tij, ka qene edhe mosha e thyer e Germenjit.

Sipas deshmitareve okulare dhe vete punetoreve qe ndodheshin atje, 71-vjecari kishte vdekur ende pa e nisur per ne urgjence. Vdekja e punetorit te moshuar ne "Syrin e Kalter", dyshohet se ka ardhur edhe per mungese te kushteve te sigurise dhe ato teknike. Per te hetuar ngjarjen eshte ngritur nje grup hetimor, ndersa ne pyetje jane marre te gjithe punetoret dhe drejtuesit e punimeve dhe firmes ndertuese te kompleksit turistik.

Hetimet

Burime policore thane se viktima ishte i pasiguruar, por kjo per shkak te moshes se thyer, ndersa mesohet se kushtet e veshtira ekonomike kishin detyruar sipermarresit qe ta punesonin Prend Germenjin. Po dje trupi i pajete i punetorit qe mbeti i vdekur nen rrenojat e murit ne "Syrin e Kalter" eshte marre nga morgu, prej te afermve te tij dhe eshte derguar ne qytetin e Lushnjes.

Bardhyl Bejko


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›