Bie nga tarraca e shtepise, vdes nena e tre femijeve
Fier- Nje grua 43-vjecare, nene e tre femijeve, ka gjetur vdekjen mengjesin e djeshem teksa ndente rrobat mbi tarracen e baneses ku jetonte. Familjaret kane degjuar zhurmen dhe pak caste me pas konstatuan trupin e Rajmonda Kotheres, te shembur pertoke. Menjehere e kane derguar per ne spitalin e Fierit, por aty gruaja ka nderruar jete si pasoje e plageve te renda qe kishte marre. Burime te policise konfirmuan lajmin pas hetimeve te kryera dhe deklaruan se ngjarja eshte aksidentale, ndersa e ndjera ishte divorcuar vite me pare. Te afermit e saj i kishin dhene nje siperfaqe toke per ta punuar dhe te mbijetonte. Po keshtu 43-vjecares, i ishte dhene nje banese per strehim. Policia tha se eshte njoftuar rreth ores 08:30 te mengjesit per ngjarjen e ndodhur ne fshatin Zharrez. Sipas familjareve qe ndodheshin prane trupit te pajete te saj ne spitalin rajonal te Fierit, Rajmonda kishte lare rrobat dhe ishte ngjitur ne tarrace per t'i ndere. Por teksa eshte kapur tek teli i rrobave, ai eshte keputur dhe 43-vjecarja eshte shembur pertoke.
Xh. Beharaj
Xh. Beharaj