E Shtunë, 31 Tetor 2026

behet nga ministria

Te beje politike nuk ka kohe as per art nuk ka kohe dhe strategjia ka mbetur ne interesa te vogla artistesh te perditshem te kryeqytetit. Pyetjet jane si buka e perditshme sa para do jape ministria a do ta zgjidhe qesen ministria sa projekte jane dorezuar nder zyra dhe sa projekte jane shlyer Por pyetja me e madhe eshte ne dere sa borxhe ka ministria

Prej kohesh mediat jane si fleterrufeja kolektive e dikurshme qe shihen venger per interesa partiake e sipas tyre. Ndersa artistet perdite e me shume mblidhen si iriqe presin kotheret kthimin e borxheve dhe rruget e kryeqytetit hapur gropa-gropa u kane humbur orientimin

Mbeti vetem projekt ideja qe ndante ministrine nga parate qe flitej sipas strategjise se do mbyllej sporteli dhe kush ka kellqe do ta gjente veten ne treg Ishte hera e pare qe artikulohej nje nga dobesite tona qysh prej komunizmit varesine politike te artit. Nese ky tregim do kalonte vertete neper keto shtigje do ishte e veshtire po kaq e pabesueshme pse sot pas gjashte muajsh nga debati i pare ende nuk ka ndodhur asnje gje. U fol per nje parakusht tregu sic mund te ishte miratimi i ligjit per artin ku perfshinte nder te tjera dhe krijimin e qendres se artit- trajtuar si nje guxim politik dhe perparesi per menaxheret e artit Por asnjehere nuk eshte debatuar mbi kete premise se paku mes artisteve si ata te teatrit muzikes piktures etj. Kryhet pune qofte dhe nga nje njeri i afert ne ministri ne secilen nga fushat e mesiperme qe projektet te kuptohen nga rrjedhin. Ne pjesen tjeter te artisteve qe nuk punesohen politikisht ne teater opera a ndonje institucion tjeter kulturor a nuk kane privilegje projektesh u mbetet grafia e shfaqjes ne dore si CV reale per te deshmuar se jane aktore ekzistencialiste dhe jo parash Nje prej rasteve te pastra eshte mospagesa e aktoreve qe luajten ne Koleksionin e perhershem kjo vetem per palen shqiptare se ajo amerikane me te cilen bashkepunuan i kane ngrene dhjete here ato para shperblyese per punen qe bene ne kryeqytetin shqiptar vitin qe shkoi

Sidomos ne kete prag fushate ministria ka gjendjen e saj me te turbullt ku shume pak artiste ngjisin shkallet prej vertetesise intelektuale ne mos hic. Tani eshte ne rruge dhe ngritja e teatrit te komedise dhe deri ne identifikimin e dy emrave jane zene si qente kush ta kete lojen me te rende dhe pse ishte nje projekt i kundershtuar ne bllok prej te shumeve. Dikush tha se e keqkuptojne konceptin e teatrit te komedise e konfondojne me estraden - kur ne te vertete duhet te ishin te paret artistet per te perfituar si me hile nga ky propozim i befte per teater komedia edhe si mungese ne kryeqytet i nje konkurrence qe eshte teper e thate. E ne kete menyre detyrimisht shteti mbetet zgjidhja dhe fajtori mekati dhe mbreti politika dhe nenshtrimi ndersa detyrat e artistit te kohes eshte liria e taposur ne monedhe si kusur mental nga komunizmi. Ne oborret artistike pas posterave dhe firmes ne bordero ne vegjetim vetem pyetet keto dite cbehet nga Ministria Te parate shkon mendja te borxhet e pashlyera te mungesa e shpreses per projektet e reja dhe mbi te gjitha te menyra me pasive per te mbijetuar si artiste pa punuar pa bere art pa treg pa konkurence duke mbushur kohen me famen e emrit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›