E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi 10 vjet burg per supermashtruesin Indrit Aliu

Hetimi perfitoi 4 milione euro me mashtrime nga biznesmene menaxhere kompanish krere komunash apo bashkish ne vend

Gjykata e Tiranes denoi me 10 vjet burg supermashtruesin Indrit Aliu i njohur per perfitimin e rreth 4 milione eurove permes mashtrimit. Vendimi eshte dhene dje ndersa nje seance me pare organi i akuzes kerkoi denimin e tij me 15 vite burg per mashtrim me pasoja te renda te 10 personave te ndryshem. Sipas hetimit dhe provave te vena ne dispozicion te gjykates i pandehuri Aliu i ekstraduar nga Greqia vetem pak muaj me pare per nje periudhe disa mujore gjate vitit 2008-09 ka arritur te perfitoje nje shume prej rreth 4 milione euro nga biznesmene te ndryshem kryetare komunash apo edhe menaxhere te kompanive te ndryshme private. I pandehuri Aliu sipas hetimeve ka perdorur te njejten skeme mashtrimi duke u hequr si administrator i nje kompanie te madhe ndertimi duke marre keshtu pune nenkontraktuale per ndertimin e rrugeve te ndryshme. Nga provat e vena ne dispozicion te gjykates rezulton se i pandehuri Indrit Aliu ka hartuar kontrata me shoqeri te ndryshme sipermarrese per kryerjen e punimeve te ndryshme ndertimore duke marre pagesa nga keto shoqeri ne formen e sigurimit te kontrates dhe duke mos i likuiduar ato me pas per punimet e kryera. Sipas akuzes pikerisht keto veprime te kryera ne formen e genjeshtres nga i pandehuri jane kryer me qellim te perfitimit material por edhe nga fakti se ky shtetas pasi ka marre shumat e parave eshte larguar duke mos i kthyer me. Duke pasur parasysh provat e paraqitura dhe fjalen e fundit te te pandehurit gjykata denoi perfundimisht me 10 vite burg Indrit Aliun i njohur si supermashtruesi me i madh ne vend.

Kallezimet

Sipas prokurorit kallezimi i pare eshte dorezuar nga nje firme ndertimi e cila e kishte fituar tenderin per kryerjen e rikonstruksionit dhe rehabilitimit te rruges Sinanaj - diga e HEC-it Kalivac komuna Lopes qarku Gjirokaster me vlere kontrate 7 milione euro. Nga kjo firme Aliu perfitoi rreth 500 mije euro. Po sipas akuzes kete shume ai e ka marre nepermjet mashtrimit e presionit dhe se nese nuk paguanin do te prishte kontraten. Me tej ai ka marre nje veture nga kompanite tregtare qe operojne ne vend te cilen nuk e ka paguar dhe kthyer por mendohet se e ka shitur e me pas eshte zhdukur. Prokuroria ka zbardhur dhe argumentuar edhe kallezimin e administratorit te nje kompanie qe kishte kontraktuar kompanine e 25-vjecarit per te kryer punimet e rruges se fshatit Dishnice te komunes Bulgarec ne Korce me vlere 70 milione leke. Me pas po me ane te ketij administratori Aliu ka nenshkruar kontrata per rikonstruksionin e Bashkise se Librazhdit si dhe per tre rruge te tjera ne Librazhd dhe komunen per rreth saj qe kapnin shifren e 1 milion eurove. I akuzuari me 16 mars 2009 kaloi ne Maqedoni nga Qafe-Thana per te perfunduar me pas ne Greqi prej nga ku u ekstradua pas arrestimit te tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›