Part-time, miratohen kuota shtese
Luljeta Ndoka
Ministria e Arsimit dhe e Shkences, ka vendosur te plotesoje kerkesen e Universitetit te Tiranes, Bujqesorit dhe universiteteve te rretheve, per shtimin e numrit te kuotave per part-time. Keshtu, sipas burimeve zyrtare te MASH, ky dikaster ka miratuar rreth 800 kuota, ne menyre qe t'u jepet shansi per te vazhduar shkollen e larte, ne sistemin e studimeve me kohe te pjesshme. Ne fakt, aq kuota i pati kerkuar vetem Universiteti i Tiranes, por kjo shifer eshte miratuar per te gjitha deget se bashku.
Shtesa
Megjithese universitetet publike te vendit kane kerkuar rreth 1500 kuota shtese, per sistemin e studimeve me kohe te pjesshme, Ministria e Arsimit dhe e Shkences e ka pare te arsyeshme te miratoje rreth 800 te tilla. Sipas rishikimit te kuotave, bere nga specialistet e dikasterit te Arsimit, Universiteti i Tiranes ka qene prioriteti i MASH. Keshtu, rreth nje e treta e kuotave i eshte akorduar pikerisht ketij universiteti, ose rreth 280 te tilla. Nga kjo shifer, prioritet i eshte dhene aplikanteve qe duan te kryejne nje program te dyte studimi, ose sic njihet ndryshe, fakultet te dyte. Nje fenomen i tille vlen jo vetem per Universitetin e Tiranes, por edhe per te tjerat. Udhezimi i ministri te Arsimit, Fatos Beja percakton se kandidatet qe do te pranohen ne studimet me kohe te pjesshme, do te perzgjidhen nga universitetet vetem sipas kritereve akademike, te percaktuara dhe te bera publike paraprakisht dhe kuotave te percaktuara. Per kete, universitetet kane shpallur rihapjen e procedures se pranimit te kerkesave per kandidatet qe deshirojne te vijojne programet e studimit te ciklit te pare me kohe te pjesshme.
Rishperndarja
Sipas udhezimit te Ministrise se Arsimit, institucionet publike te arsimit te larte kane shpallur ne vend te dukshem me 5 janar, vendet e mbetura bosh ne part-time, datat dhe oraret e veprimeve te konkurrimit dhe te regjistrimit, procedurat perkatese, listen e dokumenteve te nevojshme per regjistrim, si edhe njoftime te tjera. Kandidatet qe kane depozituar me pare dosjet e tyre, ne sekretarite mesimore te njesive kryesore te institucioneve publike te arsimit te larte, duhet t'i plotesojne ato ne perputhje me paragrafin e mesiperm e ketij udhezimi. Ne qofte se kandidati fitues nuk ka deftese pjekurie origjinale, duhet te paraqese dublikate te defteses se pjekurise, te leshuar nga drejtoria e shkolles se mesme dhe te vertetuar ne Drejtorine Arsimore Rajonale/ Zyra Arsimore perkatese,ose dhe dokument me listen e notave te leshuar nga Arkiva e Shtetit dhe te sigluar ne DAR/ZA. Kandidatet qe do te regjistrohen ne programet e studimit te ciklit te pare me kohe te pjesshme, ne nje program te dyte studimi, pervec dokumenteve te percaktuar, te dorezojne ne sekretarite mesimore dhe diplomen e leshuar nga nje institucion i arsimit te larte (ose fotokopje te saj te noterizuar), ose diplome tjeter studimi te fituar jashte vendit, te vleresuar e barasvlershme me te. Institucionet publike te arsimit te larte, te shpallin dhe te afishojne listat e te gjithe aplikanteve te renditura sipas rendit zbrites, te pikeve te fituara ne perputhje me kriteret akademike te percaktuara dhe te bera publike paraprakisht, ne vende te dukshme.