E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dobjani, rreziku i gazit edhe ne Berat

Tirane- Avokati i Popullit, pas denoncimit te rrezikut ne kryeqytet nga stacionet e gazit dhe te naftes, ka vene ne dukje rrezikun qe kanoset edhe ne rrethe. Ermir Dobjani i drejtohet Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes, Ministrise se Mbrojtjes dhe Prefektures se Beratit per marrjen e masave te menjehershme. Reagimi i Avokatit te Popullit vjen menjehere pas shperthimit te tragjedise se Gerdecit, ne te cilen humben jeten 26 persona dhe u plagosen me shume se 300 te tjere. "Ne territorin e bashkise Berat, ushtrojne veprimtarine e tyre rreth 6 stacione tregtimi nafte dhe 30 te tjera per mbushje e tregtimit te gazit, shumica e te cilave te ndertuara prane banesave dhe institucioneve", vuri ne dukje Dobjani. Sipas tij ne shume kate te para te pallateve, krahas produkteve ushqimore, etj, tregtohen edhe bombola gazi te madhesive te ndryshme. "Keto stacione jane: Karburant shteteror ne hyrje te qytetit dhe prane Kombinatit te Tekstileve, pikat e shitjes se karburanteve"Alpet" dhe "EKO-A""ne lagjen "Barrikada", karburanti "Kris" ne lagjen "Muzakaj", nje pike karburanti dhe nje cisterne 3000 litershe, ne banesen e shtetasit Vahit Karkanjozi ne lagjen "30 Vjetori", karburant "Edjano" ne lagjen "Kushtrim", karburant "Taci Oil" dhe dy pika te mbushjes se bombolave me gaz ne Uznove", ka sqaruar me tej Avokati i Popullit. R.C

Denoncimi

Dy dite me pare Avokati i Popullit, Ermir Dobjani ka vene ne dukje rrezikun qe i kanoset kryeqytetit, nga 50 stacione tregtimi nafte, gazi dhe nenprodukteve te tyre. Sipas Dobjanit nje pjese e ketyre stacioneve jane te palicensuara.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›