E Shtunë, 31 Tetor 2026

Part-time, priten kuota te reja

Fakultetet kane qene dje te mbipopulluara jo vetem nga studente dhe aplikante te part-time, por edhe nga stresi i ketyre te fundit. Turma te tera studentesh jane paraqitur prane fakulteteve te universiteteve ne Tirane dhe jashte saj, per t'u interesuar nese emri i tyre rezultonte ne listen e fituesve. Disa kane dale nga korridoret e fakulteteve duke qeshur, te tjera me lot ne sy. Kane dashur shume qe te fitojne, e megjithate, sic shprehen drejtuesit e fakulteteve, ata qe kane mesataren "5" nuk mund te pretendojne te fitojne dege te veshtira si ekonomiku, etj.

Mesatarja

Ne fakt, shanset per te fituar kane qene me te pakta sesa ishte parashikuar. Si rezultat, drejtuesit e fakulteteve, deget e te cilave jane kerkuar se tepermi nga maturantet per part-time kane vendosur qe te fusin mesataren si kriter per pranimin e studenteve ne shkollat e larta. Te gjendura perballe raportit mjaft te zhdrejte kerkese-oferte, ku kjo e fundit ka qene shume me e vogel se kerkesat, dekanet kane menduar nje zgjidhje qe nuk bie ndesh me asnje rregullore, perkundrazi. Keshtu, sipas drejtuesve te fakulteteve me te kerkuara ne universitetet tona, ne deget ku kerkesat jane shume me te larta se kuotat e miratuara nga Keshilli i Ministrave, perzgjedhja eshte bere nepermjet mesatares se shkolles se mesme, te aplikantit. Numri i aplikanteve ka qene shume i madh, dhe kjo mendohet te lidhet me faktin se gjate vitit te kaluar, nuk kishte part-time. Keshtu, ata qe nuk kane dhene provimet me zgjedhje te Matures Shteterore, e kane sistemin e studimeve me kohe te pjesshme si shansin e vetem per te mos humbur nje vit akademik.

Skualifikimi

Regjistrimi i studenteve fitues do te nise sot. Keshtu, sipas Vendimit te Keshillit te Ministrave per studimet part-time, studentet fitues duhet te regjistrohen brenda datave 16 - 19 Dhjetor 2008. Te gjithe fituesit, pas regjistrimit formal brenda datave te percaktuara nga Keshilli i Ministrave, do te marrin masa qe brenda datave 5 - 10 Janar 2009, te kene likuiduar detyrimin financiar te tarifes se shkollimit. Ne rast te kundert, ata do te skualifikohen. Sikurse ka njoftuar Fakulteti i Ekonomise, nisur nga kerkesat e larta, te paparashikuara, dekanati do te beje kerkese ne Ministrine e Arsimit per te rritur kuotat e pranimit ne deget e ketij fakulteti.

Ekonomiku

Dekanati i Fakultetit te Ekonomise duke pare fluksin e kerkesave qe eshte pak me i larte se planifikimi, do te beje kerkese ne Ministrine e Arsimit per te rritur kuotat e pranimit. Nje gje e tille behet me qellim qe te gjithe aplikanteve t'u jepet shansi te fillojne universitetin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›