E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te marresh shkallet

Nga Neil MacDonald

Kur arrijne per here te pare ne kryeqytetin e Kosoves, pjesa me e madhe e njerezve jane goditur nga zymtesia e vendit. Duke ardhur nga veriu, dy termocentrale te vjeter leshojne tymin bardhe-gri mbi nje Prishtine qe zgjerohet ne menyre te pakontrolluar. Prane qendres, grumbulli i ndertesave konkrete behet vetem pak i rregullt. Prej 1999, kur bombardimet disa javore te NATO-s e detyruan ish-regjimin serb te terhiqej nga Kosova, qyteti kryesor me rreth 200.000 banore eshte rritur me rreth gjysme milioni banore - pa asnje shenje, pervecse ne leter, te nje plani urbanistik.

Me gjithe keto pershtypje te para, kryesisht negative, mund te ndryshojne per te sapoardhurit te cilet marrin nje kthese majtas nga bulevardi "Bill Klinton" ne rrugen "Fehmi Agani" dhe parqet ne kembet e shkalleve te Dragodan. Shkallet me cimento zbresin si nje aks monumental permes nje lloji krejt te ndryshem Prishtine.

Mijera diplomate, konsulente dhe te tjere "nderkombetare" te kamur e kane bere Dragodan shtepine e tyre te dyte. Dhe me Bashkimin Evropian qe mendohet te nise misionin e tij me te madh civilo-ushtarak te jashtem, agjentet e pasurive te patundshme te Kosoves jane te bindur se klientet e huaj do te vazhdojne te vijne.

Megjithese shteti me i ri i Ballkanit pushtoi titujt e pare te lajmeve ne bote me deklarimin e pavaresise se tij shkurtin e kalua, prania nderkombetare mbetet e dukshme. Parate e ndihmave te huaja dhe rrogat ne nivelin e rajoneve te luftes te kombinohen per te mbeshtetur nje shumice biznesesh, te te gjitha llojeve prej tregjeve te medha te DVD pirate tek kafenete dhe restorantet elegante te qytetit me kamerieret qe flasin anglisht.

Dragodan - zakonisht shkruhet ne harta keto dite si Arberia - prej shume kohesh ka qene i njohur per pamjet panoramike. Emri i vjeter, serb, do te thote thjesht "dite e embel", mbase duke iu referuar lindjes se diellit lart mbi koder. "Arberia" ishte emri mesjetar per Shqiperine. Por, megjithe ndryshimin politik, emri serb mbete gjeresisht i perdorshem.

Pak serbe kane qendruar ne kryeqytet, megjithese mijera prej tyre ndodhen ne enkalava prane. Serbia, ne veri, akoma e cileson Kosoven si nje krahine, duke komplikuar marrjen ne dorezim nga BE te fuqive mbikeqyrese prej OKB-se. Shumica prej 90% e shqiptareve etnike te ketij territori po gezojne cdo dite e me shume perfitimet e verteta nga pavaresia, ndersa qeveria e zgjedhur perplas koken me nje varg te tere agjencish te drejtuara nga OKB dhe BE-ja mbi kompetencat e pushtetit.

Nga Dragodan ju mund te shikoni poshte tregun kryesor ne qender te Prishtines, stadiumin, Hotel Grand dhe strukturat monotone te zena nga UNMIK prej afro nje dekade. Si nje zone urbane, zona daton ne fillimet e viteve 1970' - periudha me e rehatshme per shqiptaret e Kosoves perpara tensioneve etnike qe shkaterruan ish-Jugosllavine. Njehere e nje kohe njerezit i perdornin kodrat e uleta per gara me motocikleta. Por prej asaj kohe pistat qe perdoreshin per gara me motocikleta ia lane vendin shtepive dy-tre kateshe qe dominojne tashme.

Shkallet ndajne dy fazat origjinale te ndertimit: fazen perendimore, Dragodan I, ku shume pronare shtepish te vjetra kane filluar t'i rinovojne ato dhe faza lindore e Dragodan II, ku nepunesit civile te epokes jugosllave blene toke per shtepite. "Vetem pjesa e siperme e Dragodan II, ne ish-pyllin, jane ndertime te reja ilegale", thote Valdet Sadiku, nje vendas ne Dragodan, i cili tani punon si oficer policie ne Zyren Civile Nderkombetare (ICO).

Lagjet e tjera kane me shume para - megjithe kontrastet ne Jugosllavine socialiste ishin me te ashpra sesa sot. Pejton - e quajtur sipas Peyton Place, drama televizive amerikane e viteve 1960' - e shfrytezuar per te ofruar shtepi per nje familje te vetme, tani eshte zevendesuar nga blloqe te uleta drejtkendore. Por Dragodan gjithmone i ka perkuar inteligjences se Kosoves, thone banoret e vjeter. Gjate viteve 1990', kur shkollat dhe universitetet etnike shqiptare kaluan ne ilegalitet, "cdo shtepi kishte studente qe jetonin atje", thote Sadiku.

Me fluksin e nderkombetareve qe filloi ne 1999, te ardhurat nga qerate filluan te kapercenin komoditetin e te qendruarit. Sadiku tani jeton ne nje apartament te vogel ne qender, ndersa ka dhene me qera shtepine e familjes ne Dragodan ku ai eshte rritur. Rreth 60% e rezidenteve te lagjes tani jane te huaj - kryesisht evropiane dhe amerikane me rroga relativisht te larta, thote agjentet imobiliare. Ajo qe anglofonet nuk do te donin nje apartament ne rrugen "Toni Bler" - duke nderuar nje tjeter udheheqes boteror i cili ndihmoi per te permbysur serbet? Askush nuk shqetesohet edhe aq mbi krimet e dhunshme ne Prishtine, krimi kosovar eshte mbi te gjitha teper i organizuar. Por siguria maksimale shton vleren per keto pjese te qytetit. Ne majen me te larte veriperendimore te Dragodan, baza me e afert ushtarake e trupave paqeruajtese te NATO-s mbikeqyre gjithe zonen perreth. Nese do te shperthenin trazirat, trupat do te izolonin brenda disa minutash gjithe zonen diplomatike, thone konsulentet e sigurise. Ambasada amerikane e ruajtur mjaft mire bllokon fundin e rruges se qete rezidenciale "Nazmi Hikme"t.

Mike Warren, nje zyrtar i Programit per Zhvillim te OKB-se qe vjen nga Kanadaja perendimore thote se ai asnjehere nuk u ka kushtuar vemendje as planeve kunder grabitjeve as skenareve te rrethimit. Me teper, ai deshiron te ndaloheshin vjedhjet. Per fat te mire, ne mes te rrjetave me korrent dhe makinave diplomatike per cdo lloj terreni, karakteri i meparshem i zones arrin te depertoje serish. " Femijet vendas luajne futboll ne rruge", thote Verena Ringler, nje zyrtare per mediat ne ICO. "Ndonjehere ata luajne edhe lufterash, me pirgje dheu ne rruge dhe arme lodra".

Emra te medhenj agjentesh nderkombetare pasurish te patundshme akoma nuk kane hyre ne treg - megjithese disa prej tyre jane duke u menduar. Prishtina aktualisht ka rreth 20 agjenci lokale pasurish te patundshme, disa per furnizimin me ushqime kryesisht per qeramarresit e huaj. "Ne Dragodan, ju mund te gjeni oferta nga 300 Euro/muaj per nje apartament te vogel deri ne mbi 2000 Euro per nje shtepi mesatare, ne vartesi edhe te orendive te brendshme dhe vendosjes se sakte", thote Ali Istrefi nga Bonny Estate. "Ambasadat jane duke paguar me shume se 5000 Euro per te marre me qera nje shtepi, te cilen ato e perdorin si zyrat e tyre".

Por te shkosh permes nje agjenti nuk eshte menyra e vetme. Ne cdo rruge, dritare dhe shtylle ndricimi ne rruge gjen letra me format A4 ku shkruhet "Apartament me qera". Nje diplomat perendimor, i sapomberritur me nje prej misioneve te drejtuara nga BE-ja, kaloi disa jave veren e kaluar me bicikleten e tij dhe nje grumbull cantash shpine ne qoshen e zyres se tij. Atehere, ai beri nje shetitje rreth Dragodan, formoi nje numer celulari qe pa ne nje shpallje dhe gjeti nje vend te kendshem per te jetuar, thote ai.

Qeramarresit e huaj vijne per nje kohe te kufizuar pothuajse tre muaj. Pjesa me e madhe jetojne per nje vit, thote Istrefi. Qeramarresit afatgjate - zakonisht ata qe paguhen me mire - synojne te ruajne nje tjeter rezidence diku ne BE, duke iu referuar fluturimeve te shpeshta ajrore, te tilla si fluturimet e te premtes dhe te dieles ne mbremje te Austrian Airlines.

Te blesh ne Kosove eshte dicka e rralle midis te huajve. Disa emigrante amerikane jane martuar me kosovare dhe e kane bere Prishtinen shtepine e tyre por ky minoritet i ri etnik duhet te bleje permes bashkeshorteve te tyre ose te lidhen me kompanite lokale per te zoteruar prona. " Ne kemi shitur vetem nje prone per nje te huaj jo me origjine shqiptare - nje djale nga Nju-Jorku- dhe kjo ishte ne emer te nje kompanie", thote Tony Krasniqi i agjencise ABC Real Estate.

Perkundrazi, per kosovaret, zoterimi i nje shtepie eshte nje prej menyrave me te mira per te marre statusin social por edhe per te ruajtur kursimet e nje xhaxhai qe rraskapitet ne Gjermani. Jashte Prishtines, shtepi te medha, me tjegulla te kuqe te pambaruara jane ne rreshta prej 5-6 ose me shume, ndersa familjet e medha fshatare i pergatisin si banese per secilin prej djemve te shtepise. "Diaspora eshte burimi me i madh i investimeve ne pasurite e paluajtshme ne Kosove, ndersa punetoret nga jashte kthehen ne atdhe per te blere ose per te ndihmuar te afermit e tyre duke blere ketu", thote Istrefi. "Por kriza globale financiare mund te reduktoje oreksin e tyre".

Krasniqi eshte dakord: "Une mund te shoh tashme shenjat se pronaret e kane nuhatur kete krize". Shitjet e shtepive ishin rritur gjate dy viteve te fundit, me cmime qe shkonin mesatarisht rreth 1000 Euro/metri katror ne te gjithe Prishtinen. 'Popullsia ..eshte duke levizur drejt godinave me nje cilesi me te larte, te reja dhe te vjetra", thote kompania britanike Collier ne nje raport mbi tregun.

"Cmimet e shtepive ne Dragodan variojne nga 200.000 ne 1 milion Euro", thote Istrefi. "Por te gjesh nje per ta blere eshte e veshtire, per arsye se dhenia e tyre me qera eshte me e leverdishme". Fale cilesise se larte fillestare te ndertimit, cmimet per meter/katror kane arritur tashme tek 1500-2000 Euro perfshi token. "Por keto cmime nuk jane duke u rritur", thote Krasniqi. "Une e kam thene se ato jane te njejta me ato para pavaresise". Shitjet jane me aktive per apartamentet e reja ne lagjet e jashtme te Prishtines, ku jane vendosur pergjithmone edhe disa prej banoreve te hershem te Arberise.

Ka nje projekt te tille edhe ne Dragodan II. Ajo qe te kujton nje gjuajtes xixellues perandorak prej 10 katesh nga Star War, Pandora Tower eshte ngritur mbi nje qoshe te ulet te lagjes. Ai ka nje restorant te levizshem qe shikon gjithe Prishtinen dhe pjesa me e madhe e banoreve te kulles punojne ne zyrat e misionit civil te BE-se. Megjithate, stafi i OKB-se, nuk do te lejohet te qendroje atje. Pronari - vellai me i vogel i nje familje politike - nuk u shqetesua kurre te merrte nje leje ndertimi, shpjegon nje zyrtar i OKB.

THE FINANCIAL TIMES


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›