E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje demokraci pa memorie eshte demokraci ne vuajtje

Nga Jozefina Topalli*

Per shqiptaret komunizmi ishte nje regjim i imponuar nga nje grup politik qe u veteshpall pronar i se vertetes, nje regjim totalitar, qe lindi nga dhuna dhe deri ne fund vazhdoi me dhune. Ishte nje regjim qe na shpronesoi pese dekada te historise sone, qe neperkembi cdo parim, vlere moral, dhe detyroi qytetaret te jetonin ne genjeshter, mashtrim e frike. Une uroj qe te ngrihet nje institut per te analizuar cdo komponent te sistemit totalitarist, te institucioneve qendrore qe bene te mundur kete tragjedi, dhe te personazheve kyce qe forcerisht zbatuan e u implikuan ne kete sistem. Per ne, per femijet, per te rinjte fatlume qe nuk e jetuan kete kohe, duhet t'i tregojme permes nje analize se cfare ishte komunizmi ne Shqiperi. Duhet t'i themi cfare ndodhi ne sferen ekonomike, se si ekonomia e komanduar prodhoi konsekuencat qe ende jane te dukshme, t'i tregojme cfare ishte kolektivizimi dhe si u imponua ai, t'i tregojme si deboheshin njerezit, si persekutohej kush rezistonte, t'i shpjegojme si e shkaterruan eliten dhe sistemin tradicional te edukimit, t'i flasim per persekutimin e besimeve fetare, per arrestimet e personaliteteve te fese.

Nje demokraci pa memorie eshte nje demokraci ne vuajtje. Ne nuk mund te harrojme.

Komunizmi eshte rasti i regjimit ilegjitim, i bazuar ne ideologji fanatike, fondamentaliste, nje ideologji qe sistematikisht kultivoi urrejtje, regjim per te cilin "lufta e klasave" dhe "diktatura e proletariatit" simbolizonin esencen e progresit historik. E importuar nga Serbia, Jugosllavia, Rusia, kjo ideologji justifikoi sulmin ndaj shoqerise shqiptare, kundra pluralizmit politik dhe ekonomik, justifikoi asgjesimin e partive demokratike, shkaterrimin e tregut te lire, shfarosjen nga vrasjet, debimet, internimet, punen e detyruar, burgosjen e mijera shqiptareve. Pas maskes se "socializmit" u konceptua dhe u realizua goditja me e thelle e qenies njerezore si individ. Regjimi komunist ishte i jashteligjshem dhe kriminal. Regjimi komunist kishte natyre anti-patriotike. Ajo shiti edhe Kosoven e s'pyeti per camet. Regjimi komunist ushtroi terror ne menyre direkte dhe indirekte mbi cdo gje dhe mbi gjithkund. Nocioni i lirise humbi krejt kuptimin. Represioni, intimidimi, poshterimi, mashtrimi, korrupsioni ishin "vlerat e tij". Likuidimi i prones private, asgjesimi i vlerave tradicionale, urrejtja per civilizimin evropian e amerikan, kontrolli metodik i hapesirave te shoqerise, dhe i jetes private te njerezve ishin konsekuencat e dogmes se tij. Sfera private ishte totalisht e aneksuar nga partia-shtet.

Cdo dite e jetes nen komunizem ishte invaduar nga propaganda e kontrolluar e diktuar nga partia. U demonizua prona private, u kriminalizua cdo lloj disidence apo rezistence. Sigurimi ishte instrumenti permes se ciles vendimet e partise viheshin ne jete. Aksionet kryesore kriminale ishin:

1) Tradhtia e interesave te Shqiperise.

2). Instalimi i regjimit komunist ilegjitim dhe te detyruar permes mashtrimeve masive.

3). Tradhetimi i interesave themelore shqiptare. Ndarja e Kosoves ishte puna e pare e tij. Pushkatimi i Pater Anton Arapit, Lef Nosit, Bahri Omarit dhe firmetareve te tjere te Aktit te Pavaresise qene aktet e para. Mustafa krujes, Anton Harapi.

4). Sovjetizimi i detyruar dhe i plote i Shqiperise.

Ne 1948, komunistet, qe kishin fituar pushtet absolut permes terrorit dhe mashtrimit, filluan te instalonin sistemin e tyre ekonomik dhe social, ne perputhje me ate te percaktuar nga Lenini dhe Stalini. Ne 1948, praktikisht gjithe institucionet shteterore u ri-formuan sipas modelit rus: gjyqesori, sistemi i edukimit, Akademia, besimet fetare. Komunistet vazhduan te vinin ne loje sistemin juridik, permes shfaqjeve te gjyqeve politike, dhe nenshtruan qytetaret permes nje propagande te bazuar ne genjeshtra. Venia ne loje e drejtesise dhe nenshtrimi i qytetareve me ane te propagandes mund te konsiderohen si veti te perhershme te regjimit komunist. U themelua Partia e Punes se Shqiperise si "partia e vetme e klases punetore" dhe organi me i larte drejtues i shtetit (shtetit partiak). Drejtuesit kryesore te besimit u zevendesuan. U vendos qe gjithcka te shtetezohej (gjithcka qe nga fabrikat deri tek dyqani me modest i nje kepucari. Ne fshat, u kopjua sistemi sovjetik i kuotave te detyruara te dritherave, sikurse edhe ndarja e fshatareve ne tri kategori "te varfer", "te mesem", dhe "kulake". U bene me mijera arrestime te rinjsh antikomuniste. Shtypi i lire u ndalua. Akademia u zevendesua ne mase me te privilegjuarit e regjimit komunist. Mesimi i besimit u ndalua me ligj. Pjesemarrja ne parakalimet komuniste u be e detyrueshme, dhe ne shkolla ikonat u zevendesuan me fotografi te udheheqjes komuniste.

5). Ekzekutimi me paramendim i qytetareve permes Veprimeve te Sigurimit dhe formave te tjera represioni. Sigurimi, kerkoi te likuidonte te gjithe kundershtaret e mundshem te regjimit. Keshtu u shpik "arresti" pa urdher arresti, pa hetim apo gjyq. Me pretekstin e "ri-edukimit permes punes" qindra mijera vete u derguan ne kampet e ndryshme te punes, ku ato u bene viktime e shfarosjes masive si rezultat i urise, lodhjes, dhe mungesave. U bene arrestime mbi baza politike permes propagande ose komplot kunder regjimit, makinacione kunder rregullit shoqeror etj.

6). Zhdukja me paramendim e te burgosurve politike

Numri i te burgosurve polike vleresohet me e larta ne Evrope ne % me popullsine (shifra maksimale). Gjate regjimit te Hoxhes, numri i te burgosurve politike ishte thjesht mijera. Shifrat e verteta kamufloheshin si shifra te burgosurish per krime apo si paciente ne spitale psikiatrike, keta te fundit trajtoheshit me elektroshok dhe droga te ndryshme. Ne Shqiperi jane te panumerta vendet e burgimit politik, kjo qe perfshin hetuesite dhe vendet e seleksionimit, burgjet si dhe kampet e punes se detyruar. Nese perfshihen edhe zyrat qendrore te Sigurimit, ku te burgosurit dergoheshin pas arrestimit qe t'i nenshtroheshin hetimit (pyetjeve). Kishte disa spitale psikiatrike qe perdoreshin per qellime politike, ku te burgosurit i nenshtroheshin "ri-edukimit".

7) Asgjesimi i grupeve te perkrahesve te rezistences antikomuniste ne male (1945-1962)

Rezistenca ndaj komunizmit filloi te manifestohej menjehere pasi komunistet erdhen ne pushtet. Jo vetem ato qe i kunderviheshin komunizmit ne menyre te drejtperdrejte arrestoheshin, merreshin ne pyetje dhe denoheshin por edhe te afermit e tyre, motrat, vellezerit dhe prinderit. Te perballur me kete vale masive agresioni personat e vene ne shenjester u arratisen. Propaganda komuniste i quajti "bandite". Terrorizimi ne hetuesi i familjeve dhe te afermve te atyre qe ishin neper male, perjashtimi i femijeve nga shkolla dhe perdorimi i menyrave brutale kunder tyre bene qe shume te arratisur te dorezoheshin ne menyre qe njerezit e tyre te dashur te mos torturoheshin. Ata denoheshin me burg per shume vite dhe u konfiskohej e gjithe pasuria, per "krimin e makinacionit kunder rendit social". Shume prej tyre u vrane.

8). Shtypja e Kishes. Arrestimi ose asgjesimi i atyre qe iu kundervune komunizmit (1948-1989). Regjimi komunist kerkonte te crrenjoste besimin fetar dhe te impononte ateizmin.

• shume prifterinj vdiqen ne rrethana te dyshimta, te tjere u arrestuan ose ishin ne "arrest shtepie" neper manastire.

9). Arrestimi, vrasja, denimi politik ose internimi i fshatareve te cilet i bene rezistence kolektivizimit. (1949-1962). Ne brendesi te "luftes se klasave", fshataret u ndane ne tri klasa, "te varfer", "Te mesem", dhe "kulake". Lufta kunder "te lekundurve", "kulakeve" dhe "fshataret e mesem", te varfrit duhej te "shkolluar" per te miren e kolektivizimit. Shume fshatare humben jetet dhe lirine. Rreth 96 per qind e siperfaqes se punueshme u perfshi ne strukturat e kolektivizimit.

10). Internimi me objektiv shfarosjen.

11). Shkaterrimi i Kultures. Arrestimi i intelektualeve kundershtare. (1945-1989). Ishte nje gjenocid i vertete kulturor, pasojat e se ciles kane lene akoma gjurme ne ndergjegjen e popullit.

12). Shtypja e kundershtareve dhe bashkepunetoreve komuniste, ne vitet 1970 deri 1989.

13). Pasojat kriminale te "politikes demografike", per te cilat nuk kemi folur me perpara

Grate ne moshen e fertilitetit i nenshtroheshin vizitave te detyruara gjinekologjike ne menyre qe nese ishin shtatzene te regjistroheshin. Ështe e llogaritur qe mijera gra vdiqen nga perpjekje te tilla, per te nderprere shtatzenine. Shume femije te pa deshiruar nga prinderit linden me probleme serioze shendetesore.

14). Konceptizimi komunist i frikes dhe i varferise morale dhe materiale qarte apo ne menyre te nenkuptuar si instrumente per mbajtjen e pushtetit. Te gjithe format e shtypjes fizike apo mendore, te gjitha format e varferise morale dhe materiale te permendura me siper, ishin instrumente te programuar per te shtypur dinjitetin njerezor, per ta poshteruar, cnderuar, perulur, degraduar dhe terrorizuar. Te gjitha keto futen ne psikiken shqiptare nje mosbesim ndaj vetes dhe te tjereve, gjeneralizuan frike, deshperim, zemerim, nje ndjenje kotesie, frike dhe dyshimi ndaj te tjereve, ndaj kolegeve, fqinjeve, shokeve madje edhe te afermve. Te gjitha perfaqesonin menyra te vazhdueshme per perjetesimin e regjimit komunist dhe nenshtrimit te popullit shqiptar. Keto jane vetem disa nga arsyet pse duhet denuar komunizmi 18 vjet pas rrezimit te tij nga qytetaret shqiptare dhe nga Partia Demokratike. Sadizmi nuk ka cak kur ata ngrene zerin per te drejtat e njeriut ose per drejtesi. Flasin per te drejtat e njeriut ata qe kane vrare, qe kane varur, qe kane internuar, qe kane debuar. Kjo qenka shkelje e te drejtave te njeriut, se nuk duhet te jesh ne krye te institucioneve te shtetit te sotem demokratik? Ështe shkelje e te drejtave te njeriut se nuk mund te jesh me ne Gjykaten e Larte, Gjykaten Kushtetuese dhe ne gjykatat e tjera? Ështe shkelje e te drejtave te njeriut qe prokuroret e atij regjimi qe kryen te gjitha keto kategori krimesh duhet te jene perseri ne krye te Prokurorise se Pergjithshme? Jo, jo. Natyrisht mendoj se vetem kaq nuk mjafton. Ne duhet te marrim hapa te tjera te rendesishme. Por ajo qe une mendoj eshte se ka ardhur koha qe te ndertojme nje identitet kombetar mbi themele dhe institucione te pastra dhe te forta pa hetues, qe i sherben politikes se re aq sa i kane sherbyer regjimit fondamentalist, pa prokuror qe urdherohen nga kryetari i ri si dje nga daja e tij, pa gjykates qe bejne gjyqe politike sot sic kane bere dje. Une mendoj se ky ligj, ndonese i vonuar per shkaqe qe nuk vareshin nga ne ose Partia Demokratike ne vitin 95 e beri dhe e zbatoi ate z. Ngjela. Filloi ta zbatoje z. Ngjela. Po ndodhi 97-ta dhe ne 98-en u ndryshua. Ky ligj avokat do te zbatohet per Parlamentin per Presidencen per Qeverine per Gjykaten Kushtetuese per gjykaten e larte per Prokurorine e Pergjithshme dhe per te gjitha institucionet qe ky Parlament ka votuar ne ato kushtet e vitit 97, 98, 99 kur nuk kishte ligje. Une falenderoj te gjithe koleget qe kane punuar per ligjin cek, nje ligj i standardeve nje model evropian qe ploteson kerkesat e Keshillit te Evropes nje ligj qe ne nje fare menyre vendos ose punon me shume drejt pales sociale.

(*) Nga fjala dje ne Kuvend


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›