E Shtunë, 31 Tetor 2026

HAPJA NDAJ KINËS

Nga RICHARD HOLBROOKE

Hapja me Kinen nga Ricard Nikson dhe Henri Kissinger ne 1971-1972 me te drejte perkujtohet ai nje zhvillim historik. Me pak e famshme por me nje rendesi te ngjashme ishte hapi tjeter i madh: vendosja e marredhenieve te plota diplomatike midis Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Kines. pa kete veprim, te shpallur nga Presidenti Xhimi Karter ne 15 Dhjetor 1978, marredheniet nuk mund te kishin levizur pertej nje lidhjeje te vogel te nivelit te larte me nje axhende shume te kufizuar.

Kur u larguan nga posti ne 1977, Presidenti Xherald Ford dhe Kissinger lane pas nje marredhenie te rendesishme, por te paplote, dhe te paqendrueshme me Kinen. SHBA akoma njihnin qeverine e Taivanit, i cili e quan vetveten (ashtu si edhe tani) Republika e Kines, si qeverine e vetme dhe legjitime te te gjithe Kines. Qysh ne 1972, Uashingtoni dhe Pekini kishin mbajtur "nje zyre te vogel nderlidhjeje" ne kryeqytetet respective, pa njohjen zyrtare. Komunikimet zyrtare ishin te kufizuara, dhe tregtia e ndersjellet ishte me pak se 1 miliard USD/vit (sot, ajo eshte ngritur ne 387 miliard USD/vit).

Karter mori detyren duke shpresuar te normalizoje marredheniet me Kinen, c'ka do te kishte kerkuar ndryshimin e njohjes zyrtare amerikane nga Taivani drejt Pekinit dhe perfundimin e nje traktati te shenjte mbrojtjeje midis SHBA dhe Taivanit. Disa e pane kete si nje njohje te thjeshte te realitetit; ne te vertete, ajo ishte nje hap shume i rendesishem i cili kerkonte aftesi diplomatike dhe guxim politik. Per SHBA-ne duhej te ishte gjetur nje menyre, ndersa njihej zyrtarisht Pekini, te vazhdohej te negociohej me autoritetet e Taivanit pa njohur pretendimin e tij per te perfaqesuar Kinen; dhe ajo me e rendesishmja, Uashingtoni duhej te ruante te drejten per ti shitur arme Taivanit. Politikat nuk ishin te thjeshta: Atje ishte Lobi i famshem i Taivanit, nje prej me te fuqishmeve ne SHBA. I drejtuar nga "Z.Konservator", Senatori Barry Goldwater, dhe nga pretendenti kryesor per te marre kandidaturen republikane per zgjedhjet presidenciale te 1980, Ronald Regan, qe po luftonte per te arritur me te gjitha menyrat normalizimin.(Goldwater me se fundmi sfidoi, por pa sukses, perpara Gjykates Supreme veprimin e Karterit; Regani gjate fushates elektorale te 1980 u angazhua per te prishur pjeserisht normalizimin - me pas e braktisi kete pozicion pasi u zgjodh president).

Saga u zhvillua gjate dy viteve te para te administrates Karter, jashte vemendjes se opinionit publik me perjashtim te dy udhetimeve te rendesishme ne Kine - nje nga Sekretari i Shtetit, Cyrus Vance, dhe tjetri nga Keshilltari per Ceshtjet e Sigurise Kombetare, Zbigniev Brzhezhinski (si ndihmes i Sekretarit te Shtetit per Ceshtjet e Azise lindore dhe Paqesorit une mora pjese ne te dy udhetimet). Ne menyre te pabesueshme, ata qe u perfshine ne keto negociata arriten qe te mbanin kete aktivitet sekret. Kinezet kerkuan nje nderprerje te plote te te gjitha lidhjeve zyrtare midis Taivanit dhe SHBA, perfshi shitjen e armeve. Duke e ditur se nje levizje e tille do te shkaktonte nje reagim te madh te ashper brenda vendit, ne pame per nje formule qe do te vazhdonim kontaktet zyrtare dhe shitjet e armeve me Taivanin edhe pasi ne te kishim terhequr njohjen e tij dhe do te perfundonim nje traktat te perbashket sigurie te ratifikuar gjate viteve te Ajzenhauerit. Kjo nuk kishte asnje precedent ne ligjin amerikan ose ne ato nderkombetare. Me keshillen e Prokurorit te Pergjithshem te kohes se Ajzenhauerit, Herbert Brownell, juristet e Departamentit te Shtetit hartuan Taiwan Relation Act, nje ligj themelor qe lejonte SHBA te zhvillonin zyrtarisht biznesin me Taivanin, duke perfshire shitjen e armeve, pa marredheniet formale qeveri-qeveri.

Kinezet deshironin tregtine dhe perfitimet e tjera te njohjes. Kur ne i shpjeguam Pekinit perse marreveshja speciale me Taivanin ishte e domosdoshme per te njohur qeverine ne kontinent, ata e penguan. Ne ato dite te Luftes se Ftohte, njohja do te kishte sjelle avantazhe per te dy vendet, perderisa Pekini ishte teper armiqesor ndaj Bashkimit Sovjetik, me te cilin ai pothuajse ishte future ne lufte vetem pak vite me pare. Por Taivani mbeti nje pengese e madhe.

Ndryshimi erdhi nga fundi i 1978, i parashikuar me kujdes per te ndjekur zgjedhjet e mes-mandatit. Mao Ce Duni kishte vdekur ne 1976 dhe faktori me i rendesishem ishte mesa duket dalja e Deng Xiaoping si udheheqes suprem i Kines. Deng - qe kishte qene detyruar te kalonte ne mbrojtje dhe te denonconte vetveten per papergjegjshmeri gjate Revolucionit Kulturor - kishte realizuar rikthimin e tij te madh te paimagjinueshem; ne vjeshten e 1978, ai mori fuqi te mjaftueshme per te perfunduar nje marreveshje me Uashingtonin. Pekini nuk do te "binte dakord" per shitjet amerikane te armeve ose aktivitete te tjera me Taivanin por do te vazhdonte sidoqofte me normalizimin. Ky ishte stili klasik kinez i negocimit: te vendosur ne parime, fleksibel mbi vecantite.

Une kam kapercyer shume gjera ketu, por ky ishte thelbi i nje negocimi me te vertete shume te komplikuar. Ne janar 1979, Deng zhvilloi viziten e tij historike ne SHBA, e cila filloi me nje dreke private ne shtepine e Brzhezhinskit dhe arriti piken kulminante me darken shteterore me moderne te viteve te Karterit (kjo gjithashtu vlen per viziten e pare te Ricard Niksonit ne Uashington prej doreheqjes se tij; une u ula ne tavolinen e Niksonit, dhe ruaj nje menu te nenshkruar nga te gjithe ate nate). Ne shtepine e Zbignievit, Deng foli per endrrat e tija per nje Kine te cilen e dinte se nuk do ta shikonte i gjalle. Ai besonte se Kina mund te kapercente vitet ne te cilat bota kishte ecur perpara saj, por vetem me mbeshtetjen amerikane. Ai ishte i gatshem te bashkepunonte per te frenuar Bashkimin Sovjetik, madje duke rene dakord per vendosjen e stacioneve sekrete amerikane te pergjimit pergjate kufirit kinez per te ndjekur raketat sovjetike. Ai me saktesi parashikoi nje shkembim me te gjere studentesh, teknologji moderne dhe tregtar. Me shume se cdo zyrtar tjeter amerikan, ai parashikoi se hapja ne Kine do te realizohej.

Por as Deng nuk mund te imagjinonte se gjithe ajo ishte cliruar nga ai njoftim ne ate dite, 30 vjet me pare, ishte jo me pak sesa zhvillimi i raportit me te rendesishem bilateral ne boten e sotme.

THE WASHINGTON POST


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›