E Shtunë, 31 Tetor 2026

Part-time regjistrimet pas dy javesh

Regjistrimet per ne sistemin e korrespondences pritet te fillojne pas dy javesh. Pas aprovimit te kuotave dy dite me pare ne Keshillin e Ministrave universitetet presin udhezimin e Ministrise se Arsimit per te nisur nga regjistrimet nga shpallja e kritereve dhe perzgjedhja e studenteve.

Kuotat e miratuara nga Keshilli i Ministrave jane te ndara edhe ne grupe sipas kategorive speciale te shtresave te caktuara shoqerore si te verbrit femijet e policeve te rene anetaret e komunitetit rom.

Sipas Ministrise se Arsimit dhe te Shkences pritet qe pergatitja e udhezimit dhe dergimi ne institucionet e arsimit te larte do te behet brenda 10 diteve e me pas do te nise edhe shpallja e kritereve. Vendosja e kushteve per pranime behet nga vete fakultetet.

Universiteti i Tiranes edhe kete vit do te pranoje studentet kryesisht duke bere perzgjedhjen nga mesatarja.

Nga ana tjeter te gjithe studentet qe kane perfunduar nje fakultet por duan te ndjekin nje te dyte duhet te regjistrohen prane sekretarive njesoj si ata qe do te ndjekin korrespondencen.

Dokumentet qe duhet te behen gati jane deftesa e noterizuar certifikata e lindjes dy fotografi mandatarketimi i pageses vertetim banimi kerkese per te studiuar ne fakultetin e deshiruar.

Cdo shqiptar i cili ka perfunduar shkollen e mesme dhe zoteron deftese pjekurie apo cdo diplome tjeter studimi te fituar brenda ose jashte vendit te barasvlershme me te ka te drejte te aplikoje per studimet me korrespondence.

Aplikantet qe deshirojne te ndjekin studimet me kohe te pjesshme ne nje program te dyte studimi e fitojne kete te drejte sipas kritereve te percaktuara nga vete institucionet publike te arsimit te larte e te bera publike paraprakisht.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›