E Diel, 1 Nëntor 2026

Partia Demokratike: Nuk dëmtohet ushtria se i morëm një restorant

shqupiTiranë- Partia Demokratike ka përshendur sot vendimin për kalimin e një godine publike (ish-SHQUP-in) si seli qëndrore të Partisë Demokratike, opozitës së ardhshme të pas 9 shtatorit. Sipas zëdhënëses Laura Vorpsi nuk dëmtohet ushtria shqiptare sepse merren mjedise që sot shërbejnë për restorant. 

Vendime te ngjashme jane marre qe prej viteve 90 edhe per parti te tjera politike, perfshire ketu edhe Partine Socialiste. Ish-Shtepise Qendrore te Ushtrise, e cila prej kohesh ka humbur funksionet institucionale publike, do ti kthehet rendesia dhe serioziteti i munguar. Ky ambjent do modernizohet dhe do te funksionoje si nje nga institucionet me te rendesishme publike, si vendi i opozitarizmit, i alternatives qeverisese, institucioni ku do te linde nje projekt i ri politik per Shqiperine!,-tha ajo.

Sipas PD-së po del në pah një fenomen i rrezikshëm: Lufta e paskrupullt për të minuar aktivitetin institucional të opozitës.

Ne çdo vend demokratik permiresimi i kushteve te punes se opozites do te kishte marre pergezime. Institucioni i opozites eshte themeli i demokracise dhe kollone e zhvillimit te nje kombi. Perpos ketij akti sa moral, demokratik dhe ligjor, po del ne pah nje fenomen i rrezikshem: lufta e paskrupullt per te minuar aktivitetin institucional te opozites!

Prej mese dy javesh marioneta te pushtetareve te neserm kane nisur nje sulm te paprecedent ndaj Partise Demokratike. Vajtojne per fatet e nje ish-restoranti te ushtrise ata qe vite me pare, per interesa pushteti sakrifikuan te gjithe infrastrukturen ushtarake te vendit, ata qe ben cmos te pengonin hyrjen ne Aleancen Veri-Atlantike,-tha Vopsi.

PD-ja thotë se kërcenimet publike ndaj figuarve të rëndësishme shtetërore, gjuha e urrejtjes dhe mllefi antiopozitar dëshmojnë, sipas saj, reflekset e regjimeve totalitare.

Kulmi i marrezise dhe etjes per revansh u shenua dje nga kreu i mazhorances se re. Me nje gjuhe te ashper, antidemokratike, jo dinjitoze per nje kryeminister te koheve moderne, kryesocialisti Rama deshmoi edhe njehere se koncepti i tij per pushtetin eshte eliminimi i opozites. I erresuar nga urrejtja patologjike ndaj kundershtarit, ky personazh politik nuk po ngrihet dot ne moralin dhe etiken e nje lideri mazhorance Demokratike.

Reflekset e njeriut-shtet qe enderron te beje njeheresh kryeministrin, kryeprokurorin, gjykatesin dhe ekzekutuesin, flasin per rrezikun e rilindjes se autokracise, te renies se shtetit ne duart e nje sundimtari.

Jo selia e re e Partise Demokratike, por reflekset autoritare, mungesa e pervojes ekzekutive e qeveritareve te rinj, legjitimiteti i demtuar nga shit-blerja masive e votes, inkriminimi i nje pjese te grupeve parlamentare si dhe tendecat per monopolizim te ekonomise nga biznesmene me pushtet, jane sfidat reale te shoqerise shqiptare. Per kete lufte parimore per shtetin, demokracine, lirine dhe zhvillimin ekonomik, Partia Demokratike do jete ne krah te shqiptareve, ne mbrojtje te interesave dhe vlerave te tyre perendimore!,-përfundoi deklarata e PD-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›