Përmet- Përmbarimi largon Kishën nga ambjentet e Pallatit të Kulturës
Përmet- Përfaqësuesit e zyrës së Përmbarimit kanë larguar sot Kishën nga ambjentet e Pallatit të Kulturës.
Pas përfundimit të aksionit, kryetari i zyrës Përmbarimore Fatos Alimadhi tha se është zbatuar vendimi i gjykatës. Sipas tij, “përfaqësuesit e Kishës kanë përdorur forcën dhe presione për të bllokuar punën”.
Më herët në mëngjes, përmbarimi dhe komuniteti Ortodoks janë përplasur me njëri-tjetrin pas një urdhri ekzekutiv nga gjykata për largimin e Kishës Ortodokse nga Pallati i Kulturës Naim Frashëri në këtë qytet.
Për këtë arsye, sot përmbarimi është paraqitur pranë ambjenteve të Pallatit të Kulturës për të ekzekutuar vendimin, por ka hasur në rezistencën e priftërinjve ortodoksë, si dhe besimtarëve të shumtë aty.
Ndaj përmbaruesit sëbashku me ndihmën e policisë private kanë ndërhyrë me forcë, duke larguar nga pallati i kulturës, ikona të Kishës, këmbana, si dhe materiale të tjera.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Kishës ortodokse në Përmet pretendojnë pronësinë e truallit, por në të gjitha proceset gjyqësore të gjykatave të niveleve të ndryshme janë rrëzuar pretendimet e saj. Ambientet në Pallatin e Kulturës tashmë është vendosur për tju kthyer Bashkisë së Përmetit.