E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia Demokratike hap sot zyrtarisht fushatën elektorale

TIRANË- Partia Demokratike do të hapë fushatën elektorale 10 ditë përpara hyrjes zyrtare në fushatë elektorale. 

Njoftimi është bërë dje nga kryeministri, Sali Berisha, nëpërmjet "Facebook", i cili fton të gjithë shqiptarët në hapjen e fushatës së fitores, siç e quan ai. Fushata hapet në orën 19:30, në sheshin “Nene Tereza”.

“Hapim së bashku në Tiranë fushatën e Fitores! Të dashur miq! Nesër në ora 19:30, në sheshin Nënë Tereza, në Tiranën blu, ne hapim fushatën elektorale të 23 qershorit. Ftoj qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë që nesër të festojmë dhe të hapim së bashku, në një miting dhe koncert madhështor, fushatën e fitores sonë të rë! Sb”- shkruan Berisha në faqen e tij në "Facebook".

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›