E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, bënin biznes me mallrat që vidhnin. Kapen 4 shqiptarë

Për herë të 12, policia greke arrestoi në Athinë tre gra dhe një burrë nga Shqipëria, të cilët kishin ngritur një biznes me mallrat e vjedhura në supermarketet e Atikës, duke marrë fitime të mëdha. 

Të arrestuarit janë dy gra 55 vjeçare, një 56 vjeçare dhe burri që drejtonte grupin, 56 vjeç. 

Arrestimi i tyre u bë pas një vjedhjeje në supermarketin e Kalitheas. Nga kontrolli policia gjeti dhe konfiskoi në shtëpitë e tyre, një numër të madh artikujsh, si pije, makarona, produkte kozmetike, produkte të konservuara, furnizime pastrimi, etj, si dhe 3070 €. 

Gjithashtu u gjet një dokument i shkruar në gjuhën shqipe, që tregonte se kanë llogari në bankat shqiptare, me më shumë se 100 000 euro. 

Pas hetimeve të policisë mësohet se vjedhjet në supermarket i kryenin tre gratë, ndërsa 56 vjeçari i priste jashtë me makinë. Njëra kontrollonte situatën ndërsa dy të tjerat vidhnin produktet dhe i fusnin në xhepat e posaçme dhe në çantat e tyre. 

Produktet e vjedhura dërgoheshin me automjete private dhe autobusë në Shqipëri, ku bashkëpunëtorët e tyre i shisnin në treg, duke marre fitime të mëdha. 

Sipas policisë, me këtë metodë, gjatë vitit të kaluar janë kryer 27 vjedhje supermarketesh në rajone të ndryshme të Atikës. 

4 personat janë arrestuar që nga viti 1996 edhe 11 herë të tjera, për të njëjtën vepër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›