Partia Demokratike mbledh konventën për Shqipërinë e zhvilluar

Partia Demokratike mblodhi pasditen e së shtunës konventën për Shqipërinë e zhvilluar në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Gjatë punimeve të konventës pritet të marrin fjalën përfaqësues të lartë të PD-së si dhe kryeministri i vendit Sali Berisha. Konventa e PD-së, u çel nga numri dy i PD-së, Astrit Patozi, i cili duke sjellë në vëmendje arritjet e mazhorancës ndër vite, theksoi se PD nuk do të ndalet deri sa Shqipëria të bëhet anëtare me të drejta të barabarta ne BEPatozi nënvizoi se shqiptarët me 23 qershor do të zgjedhin mes një lideri si Edi Rama që kërkon ta kthejë Shqipërinë vite pas dhe një lideri si Sali Berisha që punon për të çuar vendin përpara.
"Gjithçka fillon me rrugët. Në këto vjet kemi ndërtuar dhe rindërtuar 10 mijë km rrugë. Ne i kemi lidhur këto rrugë me pika kufitare. Kemi rikonstruktuar aeroportin “Nënë Tereza”, 1 mln e gjysmë udhëtarë në vit. Kemi ndërtuar dhe rindërtuar 45 rrjete të furnizimit me ujë.Ne po lidhim qytetarët me internet kudo që ata jetojnë. Ne kemi siguruar kujdes shëndetësor më të mirë. Në po lidhim Shqipërinë me Botën, sot me PD liberalizmi i vizave është bërë realitet. Jemi anëtarë krenar të NATO. Nuk do pushojmë asnjë çast derisa të bëhemi anëtare me të drejta të barabarta ne BE. Ka ende shumë punë për të bërë dhe ne do ja dalim së bashku. Sot do flasim për zgjidhjen mes një lideri që po kërkon ta kthejë Shqipërinë vite dhe vite pas, dhe liderin dhe koalicionin e Sali Berishës që po kërkon ta çojë Shqipërinë para, për një Shqipëri të zhvilluar", ta ndër të tjera ai./Indeksonline./