Filloi turneu i Lëvizjes Vetëvendosje! në SHBA

Delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje!, në përbërje prej: Albin Kurti, Shpend Ahmeti, Visar Ymeri, Florin Krasniqi kanë arritur mbrëmë në SHBA. Pas takimeve me shoqatën e profesionistëve, me Shoqatën më të vjetër shqiptaro-amerikane “Vatra”, kurse në orët e mbrëmjes delegacioni nga Lëvizja Vetëvendosje! u prit ngrohtë nga qytetarë shqiptarë në një organizim në Manhattan të New York-ut.
Takimi i mbrëmjes përfshiu shikimin e një dokumentari të Lëvizjes Vetëvendosje! prej 5 qershor 2010 deri në 2012, duke u spikatur aktivitetet e shumta politike e qytetare të Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Gazeta Ditore
Në këtë mbrëmje morrën fjalën Albin Kurti, Visar Ymeri Shpend Ahmeti dhe Florin Krasniqi. Ata diskutuan shqiptarët e Amerikës për gjendjen aktuale në Kosovë, problemet me të cilat përballet shteti i Kosovës po përballet/
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti tha se Kosova varet me 78 për qind të buxhetit të mbledhur nga doganat. Në vend se të zhvillohet ekonomia dhe Kosova të ketë shumicën e buxhetit nga tatimet ne përfitime, etj, dhe të ketë ushtri ne kufinj, ajo ka perfitime në kufi kurse në brendi ka FSK të mbyllur në kazerma.
Albin Kurti vazhdoi duke thënë se Lëvizja Vetëvendosje! nuk e ka shpikur idealin që mbron, sepse po i njejti ideal ishte edhe në vitin 1968 ku populli në demonstrata kërkonte Vetëvendosje, dhe se Lëvizja Vetëvendosje! nuk do ta ndryshojë drejtimin e saj, por do të vazhdoi në rrugën e saj për vetëvendosje.
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Shpend Ahmeti foli në një temë tjetër ku tha se nëse je nga Mitrovica dhe je i lindur si shqiptar, nuk e ke të drejtën që në vendlindjen tënde të jesh polic e as gjykatës, dhe se ky lloj i administrimit te territorit është model racist, që nuk përkon me frymën e Bashkimit Evropian e as me frymen e politikës amerikane.
Shpend Ahmeti vazhdoi: “Ne në Vetëvendosje jemi duke përcjell frymen e politikës amerikane, që të ketë barazi, jo diskrimin, dhe të ketë vendvendosje për popullin e Kosovës.
Pas më shumë se dy orë debat me shqiptaro-amerikanët, mbrëmja vazhdoj me një koktej rasti ku të pranishmit i argëtoi këngëtari Florent Nushi me muzike të zgjedhur shqipe.
Delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje sot me 25 maj do të ketë takimin e radhës me komunitetin shqiptar në New York (informatat janë të afishuara në lajmërimin mëposhtë).
Lëvizja Vetëvendosje do të qëndroj në SHBA deri me 8 qershor, ku do të ketë takime me kongresmenë e senatorë amerikan në Washington D.C., do të organizohen ligjerata në Univerzitetet si Harward në Boston, Columbia ne New York, e disa univerzitete të tjera, do të vizitohet komuniteti shqiptar edhe ne Michigan, Iliionois (Chicago), Teksas, Boston, etj.
Gazeta Ditore do të raportojë për takimet e radhës dhe aktivitetet e Lëvizjes Vetëvendosje në turin e saj SHBA 2013./Indeksonline/