E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëvendosje! dënon vandalizimin e kryeqytetit të alfabetit shqiptar

Sot të gjithë shqiptarët ndjehen thellësisht të indinjuar për shkak të aktit të shëmtuar të bandave të organizuara maqedonase, të cilat e sulmuan dhe vandalizuan Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir. Nëpërmjet këtij akti vandal, por me prapavijë të qartë politike, dhe i frymëzuar nga politikat zyrtare, synohet të goditet themeli i kulturës sonë kombëtare. Në këtë mënyrë, maqedonasit po përpiqen që ta shlyejnë me dhunë çdo shenjë të themelit shqiptar që tregon për karakterin e dikurshëm kombëtar të qyteteve si Manastiri të cilat, për dekada me radhë, iu kanë nënshtruar asimilimit dhe tjetërsimit, thotë përmes një kumtese Vetëvendosje.Ky sulm ndodhi pikërisht në përvjetorin e alfabetit cirilik maqedonas. Kjo tregon që afirmimin e vlerave të tyre kombëtare maqedonasit nuk mund ta konceptojnë ndryshe veçse si mohim të vlerave shqiptare dhe duke i shkatërruar ato.

Në anën tjetër, nëpër rrugët dhe hapësirat publike të Shkupit po vazhdon terrorizmi urban antishqiptar i bandave të organizuara maqedonasit. Mbrëmë u sulmuan tre të rinj shqiptarë, prej të cilëve një 21 vjeçar u ther me thikë. Nën petkun e normalitetit të shtirur maqedonas, shqiptarët e rinj të Shkupit po e përjetojnë frikën e terrorit nga sulmet e befasishme dhe mësymjet e organizuara. Vetëvendosje dënon ashpër vandalizimin e kryeqytetit të alfabetit tonë kombëtar. si dhe kërkojmë me ngulm që të gjithë kriminelët e ushtrimit të dhunës etnike të kapen e të ndëshkohen.

I bëjmë thirrje autoriteteve në Maqedoni që të heqin dorë nga praktikat e nxitjes së urrejtjes nëpërmjet mosndëshkimit dhe përdorjes së institucioneve të drejtësisë në mënyrë selektive. Kjo praktikë ka sjellë në situatën ku vetëm këtë vit, gati për çdo muaj të ndodhë nga një sulm flagrant ndaj shqiptarëve, ku askush nuk mban më pas përgjegjësi dhe askush nuk ndëshkohet.

Ne mbajmë përgjegjës për këtë gjendje drejtpërdrejtë Qeverinë dhe institucionet në Maqedoni, thotë ndër të tjera kumtesa./Indeksonline./  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›