E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje situate qe na turperon

Nese nje turist i huaj do te ishte dje rastesisht ne Tirane dhe rruga do ti binte nga shkolla Vasil Shanto me siguri do te mendonte se nje akt terrori po ndodh brenda asaj shkolle. Ne rrugen para deres se saj ishin te parkuara makina me targa diplomatike me targa zyrtare me targa private te policise njerez te axhituar dhe deputete te rraskapitur qe rrine pas hekurave. Dhe nese dikush do te guxonte ta sqaronte se nuk ka ndodhur ndonje akt terrorist por po numerohen votat e qytetareve qe kane votuar me 8 maj atij dhe gjithkujt tjeter do ti ngulitej ne mendje se zgjedhjet ne kete vend jane nje beteje e frikshme per te ruajtur votat.

Zgjedhjet e njollosura shqiptare qysh nga fillimi i fushates elektorale pesuan dje ndoshta degradimin e tyre maksimal kur ne kryeqytetin e vendit njesia elektorale nr. 5 u be pelegrinazh i gjithe ambasadoreve te Perendimit vezhguesve te huaj dhe vendore qytetareve te shqetesuar dhe qindra forcave te policise. Per cilindo qe tenton te mbroje idene se zgjedhjet shqiptare ishin te ndershme e te lira mjafton fotografia e djeshme dhe tensioni i shoqerise shqiptare per kutite e fundit ne Tirane per te kuptuar se ato nuk jane as te lira as te ndershme dhe as transparente.

Kjo fotografi zgjedhjesh ne kryeqytet dhe ne zonen me te ndricuar te tij eshte shenje e qarte se vullneti politik per zgjedhje nga ana e qeverise ka munguar ndersa vullneti per manipulim po prodhon tension dhe makth per destabilizim. Me nje skeme te rendomte dhe mediokre importuar nga manovrat banale te Genc Rulit dikur ne vitin 2005 u tentuan te prishen vulat e sigurise se kutive me qellim qe kutite te dilnin te pavlefshme. U desh te vershonin tek njesia 5 ambasadori Arvizu ai holandez dhe diplomate te tjere perendimore qe ky ngerc te kalohej. U desh pastaj qe ambasadoret te uleshin ne tavoline si zot shtepie per te frenuar skemen e manipulimit. Por asgje nuk e shtyu para procesin deri ne mesnate edhe pse per te numeruar ato 65 kuti te Njesise 5 do te mjaftonin maksimumi dy dite.

Kryeministri Berisha i cili ka pesuar nje shok nervor me pasoja ne shendet perdori arsyetimin e vizites ne spital per ti qendruar larg formalisht ketij zullumi por duke e komanduar ate cdo minute.

Sot pritet te dale rezultati. Sipas gjasave Edi Rama do te marre mandatin e kryebashkiakut per here te katert por ai eshte ndeshur ne kete fushate me nje mekanizem te perbindshem te perpunimit industrial te infrastruktures zgjedhore gati dy vjecare drejtuar nga ish Ministri i Brendshem sot kandidat per Bashkine e Tiranes. Rama ka rritur ndjeshem rezultatin e tij deri ne 20 mije vota ne raport me zgjedhjet e shkuara dhe kjo ka sens pasi ai te njejten gje ka bere me partine e tij ne gjithe Shqiperine.


Por fare papritur dhe jashte logjikes elektorale Basha ka dyfishuar numrin e votave te partise se tij nga 54 mije qe ka marre PD ne 115 mije qe po shkon Basha cka tregon se kemi nje mekanizem jo elektoral qe ka sjelle kete rezultat. Kjo natyrisht duhet hetuar si nje mekanizem i perbindshem qe deformon vullnetin e qytetareve ne themel dhe qe guxon te rrise artificialisht rreth 40 mije vota ne raport me zgjedhjet e kaluara nje njeri te cilin ky qytet per here te fundit e ka pare duke vrare kater qytetare te pafajshem.

Te gjitha keto detaje te neveritshme te kesaj fushate qe nisin me fushaten e pandershme me dhunen fizike me tensionin pa fund dhe qe mbyllen me nje proces numerimi monstruoz jane nje fotografi e shemtuar e ketyre zgjedhjeve nje fotografi qe do te lere ne hije marresin e mandatit te bashkise se Tiranes.

Si banore te ketij kryeqyteti ne duhet te kishim votuar te dielen dhe te prisnim te degjonim rezultatin. Ne jo vetem qe nuk e kemi kete luks por thuajse nje e treta e qytetareve po angazhohet me shume me mbrojtjen e votes se sa eshte angazhuar me votimin si proces. Gjithe ky spekter njerezish te shqetesuar gjithe keta diplomate te Perendimit qe jane ulur kembekryq te mbrojne votat tona gjithe keto deklarata nga Brukseli dhe Uashingtoni gjithe ky makth dhe tension popullor tregojne se Sali Berisha ka shkaterruar shendetin e demokracise ne Shqiperi dhe ka 20 vjet qe nuk na lejon te votojme te lire. Kaq mjafton qe te ike nga politika si njeri qe mbyll tranzicionin nga diktatura ku zgjedhjet ishin votime ne nje demokraci ku votimet jane zgjedhje te lira.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›