E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koalicioni Thaci peshkon ne ujerat e LDK

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaci ka nisur të kontaktojë deputetë të partisë rivale LDK, për të formuar mazhorancën e ardhshme qeverisëse.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja kosovare, “Koha Ditore”, e cila citon burime diplomatike të akredituara në Prishtinë.

Sipas këtyre të fundit, Thaci deri tani ka marrë përgjigje pozitive nga disa kandidatë të partisë së Isa Mustafës që pritet të zyrtarizohen si deputetë.

“Thaci që tani po “peshkon” deputetë individualë. Deri tani janë katër ata nga LDK që i kanë thënë po”, kanë deklaruar burimet.

Zgjedhjet e 12 dhjetorit nxorën fituese PDK-në, të ndjekur nga LDK-ja, e cila u tërhoq nga koalicioni i mëparshëm me partinë e Thacit, duke u kthyer në rivalen e saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›