E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaczynski Rusia Faji i pilotit

Rusia ka vlerësuar se ka qenë një gabim i pilotit shkaku i aksidentit ajror në Smolensk, ku humbi jetën presidenti i Polonisë, Lech Kaczynski dhe rreth 100 persona të tjerë.

“Ekuipazhi polak nuk mori parasysh paralajmërimet për motin e keq sepse kishte frikë se mos i prishte qejfin presidentit Kaczynski”, kanë deklaruar hetuesit rusë.

Sipas tyre, prania e komandantit të forcave ajrore polake në kabinën e pilotazhit i coi ata të ndërmerrnin “një rrezik të pajustifikuar”.

Ndërkohë, kryeministri polak Donald Tusk, pas publikimit të raportit ka ndërprerë ditën e pushimit. Ai po kthehet në Poloni për të biseduar me hetuesin që drejtoi hetimet e palës polake mbi aksidentin.

Muajin e kaluar zoti Tusk refuzoi një version të dhënë nga Moska zyrtare mbi motivet e ngjarjes në fjalë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›