E Diel, 1 Nëntor 2026

Partia Socialiste kryeson në kutitë e para të Kukësit, Fierit dhe Sarandës, në Kuçovë i pari Lefter Maliqi

Hapen dy kutitë e para nga 73 në total në Bashkinë Kukës me kandidatin e PS dhe kryetarin aktual Safet Gjici që kryeson ngushtë me 47.69%, ose 134 vota. Vetëm 3 vota më pak numëron kandidati i BF, Admir Sinamati me 46.62%. Për Abedin Oruçin e PD janë 16 vota ose 5.69%.

Në Bashkinë Fier është hapur kutia e parë me kandidatin e PS, Armando Subashi që kryeson me 45.73%, ose 91 vota. Edvar Kodheli i BF ka marrë 37.19%, ose 74 vota ndërsa Eriselda Çelaj e PD ka marrë 17.09%, ose 34 vota.

Bashkia Sarandë hap 5 kutitë e para ku Oltion Çaçi i PS kryeson me 587 vota, ndërsa Ardit Cikuli ka marrë 437 vota. Kandidati i pavarur Gjergj Mërkuri numëron 77 vota dhe Skënder Muço i PD 56 vota.

Edhe në Bashkinë Kuçovë është hapur kutia e parë nga 65 në total. Kandidati i BF, Lefter Maliqi kryeson me 68.10%, ose 111 vota kundrejt 24.15%, ose 41 vota të kandidatit të PS, Kreshnik Hajdari. Ilirjan Koxhaj i PD numëron 11 vota, ose 6.75%

Lexo edhe: Hapen kutitë e para/ “Bashkë Fitojmë” forcë e tretë në Poliçan, nuk kalon dot as kandidatin e PD

Lexo edhe: Tropoja hap kutitë e para, Rexhë Byberi kryeson ndaj kandidatit të Sali Berishës

Lexo edhe: Ja pesë bashkitë ku kryesojnë deri tani kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Lexo edhe: Hapen kutitë e para në Selenicë e Delvinë, ja cilët kandidatë kryesojnë

Lexo edhe: PD-ja e Alibeajt kryeson në Finiq, e vetmja bashki ku kandidati i saj renditet i pari

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›