Pavarësisht urdhërit të KQZ, ndërpritet numërimi në KZAZ 35 në Tiranë
Është ndërprerë numërimi në KZAZ 35 në Tiranë, ku procesi pritet të vijojë pak më vonë.
Është ndërprerë numërimi i votave prej disa orësh në shkollën “Vasil Shanto” në Tiranë dhe pritet që të nisë në orën 11:00.
Deri më tani në Tiranë janë numëruar 384 kuti, nga 941. Nga përditësimi i KQZ garën në Tiranë e kryeson Erion Veliaj me 61.895 vota, që ndiqet nga Belind Këlliçi me 41.773, ndërsa vendin e tretë e mban Arldin Qori me 5743 vota.
Kujtojmnë që orët e para të mëngjezit KQZ doli me urdhër, ku urdhëronte që procesi i numërimit mos të ndalet.
Gjithashtu, KZAZ-ve u kërkohet që të marrin masa për zëvendësimin në kohë të anëtarëve të grupeve të numërimit, në rast se ndonjë prej tyre nuk e përballon dot, apo nuk pranon të vazhdojë procesin pa ndalim deri në shpalljen e rezultatit final.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
