E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia Socialiste mbledh nesër Asamblenë Kombëtare

Një grup pune i drejtuar nga sekretari socialist për çështjet ligjore, Fatmir Xhafaj, si dhe deputetët Ilir Gjoni, Damian Gjiknuri, Sajmir Tahiri, Ditmir Bushati, Fatmir Toçi dhe Armando Subashi, do të paraqesin në këtë Asamble ekspertizën e tyre rreth çështjeve të korrupsionit, gjyqësorit, zgjedhjeve, marrëdhënieve të parlamentit, funksionimit të institucioneve kushtetuese, mediave, etj.

Asambleja pritet që të miratojë edhe një rezolutë, e cila do të përbëjë ofertën e PS-së për daljen nga kriza, duke i lënë maxhorancës hapësirë të reflektojë mbi të.

Asambleja e fundit e PS-së u mblodh më 16 dhjetor dhe miratoi një draft rezolutë për situatën ekonomike në vend, në të cilën u prezantuan platforma konkrete në disa fusha të ekonomisë si, në fushën e politikave fiskale, në fushën e politikave monetare, etj.                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›